Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbledhja e 54-të e KQZ-së: Miratohet procedura standarde e veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime

03/09/2025 - 12:02
në Lajme
A A
Mbledhja e 54-të e KQZ-së: Miratohet procedura standarde e veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 54-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ mori vendim për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike, si: Prishtina në dorën tënde (1); Partia Demokratike e Kosovës (1); Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve (1); Partia Liberale Egjitpiane (2) dhe Alternativa (4). Këta kandidatë, ishin certifikuar më herët nga KQZ për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e procedurës standarde të veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime. Ky dokument ka për qëllim të përshkruajë të gjitha veprimet për përgatitjen e materialeve për votimin jashtë Kosovës.

Sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime, andaj kjo procedurë parasheh që zarfi i dërguar nga KQZ përmes postës të pranohet vetëm nga personi i regjistruar. Zyrtari i postës duhet të sigurohet që të kontrollojë përmes dokumentit identifikues personin për të cilin është i dedikuar zarfi/pako me fletëvotime.

Zarfi i cili do t’i dërghet votuesit, përmban: fletëvotimet; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës. Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme.

Adresat e kutive postare do të publikohen nga KQZ para fillimit të periudhës së votimit me postë.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e rekomandimit të Komisionit për Kundërshtim Administrativ, i cili ka shqyrtuar ankesat e aplikuesve që janë refuzuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Numri i përgjithshëm i kundërshtimve të paraqitura breda afatit në komisionin e formuar nga KQZ, është 275, prej të cilave:

· 174 aplikuesve u refuzohet kërkesa për kundërshtim administrativ pasi nuk kanë paraqitur kundërshtimin sipas procedurës për të cilën janë njoftuar;

· 77 ankesa janë apovuar pasi aplikuesit kanë bashkëngjitur dokumentet që kërkoheshin dhe

· 24 shtetas janë rikthyer në Listën Votuese brenda Kosovës pas kërkesës të tyre për anulimin e regjistrimit për votim jashtë vendit.

JU REKOMANDOJMË

AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit

AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit
04/08/2026 - 10:47

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar raportin përfundimtar të mostrave të testuara të qumështit në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit. Bekim Hoxha, drejtor...

Më shumëDetails

Rrahje mes familjarëve në Podujevë – tre persona përfundojnë në ndalim, Policia sekuestron shufra druri e metali

Rrahje mes gjashtë personave në Klinë, dy dërgohen në mbajtje
04/08/2026 - 10:33

Një konflikt mes disa personave në Podujevë ka përfunduar me lëndime trupore, sekuestrimin e mjeteve që dyshohet se janë përdorur në përleshje dhe ndalimin e tre të dyshuarve....

Më shumëDetails

“Edhe po të hypesh në qiell, nuk të lëshoj” – arrestohet 30-vjeçari që kanosi policin gjatë një aksidenti në autostradë

“Edhe po të hypesh në qiell, nuk të lëshoj” – arrestohet 30-vjeçari që kanosi policin gjatë një aksidenti në autostradë
04/08/2026 - 10:23

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht nën dyshimin për kanosje ndaj një zyrtari policor, pas një incidenti të ndodhur gjatë ndërhyrjes së Policisë në vendin e një aksidenti në...

Më shumëDetails

Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten

Blerim Latifi: VV shihej si parti e pakorruptuar, kjo gjë ka filluar të ndryshojë
04/08/2026 - 10:15

Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se situata politike në Kosovë është e paqartë dhe Kurit e dinë këtë. Kështu, ai tha se Kurti të...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
04/08/2026 - 09:32

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër (IBQ), Elizabeth Andersen, dhe Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (QNRP...

Më shumëDetails

S’ka të ndalur rritja e çmimit të derivateve – kaq po kushton 1 litër naftë në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
04/08/2026 - 09:23

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin tavan të derivateve të naftës për datën 4 gusht. Nafta është shtrenjtuar sërish. Kësisoj një litër naftë kushto...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Ia ke mbyll lokalin motrës sime” – Kanoset inspektori i ATK-së pas kontrollit në Podujevë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë