Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

02/08/2026 - 19:08
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Roksana Ibrahimi është një emër i njohur në botën e showbizit shqiptar, pasi që ajo ishte kurorëzuar me titullin Miss Universe Kosova 2022. Përveç si figurë e ekranit në botën e shoëbizit, Roksana Ibrahimi viteve të fundit është e njohur edhe si stomatologe, por që puna e saj profesionale del të jetë me probleme të shumta.

Ajo vitin e kaluar ka themeluar kompaninë “Al Dent Group” Sh.P.K., në kuadër të së cilës funksionon klinika dentare “Al Dentix” në Prishtinë. Por kjo klinikë dentare duket se punën e ka nisur me shkelje të shumta, përfshirë edhe shërbime shëndetësore të palicencuara.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor, me të cilin “Al Dent Group” Sh.P.K. e Roksana Ibrahimit është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Gjatë një inspektimi të bërë më 5 shkurt 2026, inspektorët shëndetësorë kishin gjetur shkeljen e parë ligjore qysh në hyrje të klinikës, pasi që në këtë ambulancë stomatologjike dhe kabinet për radiologji stomatologjike ishte vendosur pllakati me emërtimin “Aldentix Dental Clinic”, që nuk përputhet me emrin e regjistruar në licencën e institucionit. Kjo pasi që në licencë figuron emri “Al Dent Group Sh.P.K.”, ndërsa në logon reklamuese emri “Aldentix Dental Clinic”.

Përkundër gjobës së shqiptuar për ndrrim të emrit në klinkë nga ai që ka në licencë, duket se Roksana Ibrahimi nuk ‘mërzitet’ shumë për organet shtetërore, pasi që ajo në postime publike dhe brenda në lokal (që shihet nga postimet publike), vazhdon të përdorë emrin “Al Dentix” për klinikën e saj. Nga një video e publikuar më 15 korrik, shihet emri “Al Dentix” shihet edhe në hyrje të lokalit.

Edhe shkelja tjetër ligjore e “Al Dent Group Sh.P.K.” nuk ishte vështirë e identifikueshme për inspektorët shëndetësorë, pasi që kjo klinikë nuk kishte siguruar qasjen për persona me aftësi të kufizuara për katin e dytë ku ofrohen shërbime shëndetësore stomatologjike.

“Hapësirat ku ofroheshin shërbimet e Radiologjisë Stomatologjike nuk i plotësonin kushtet e parapara me nenin 57 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 i UA.02/2025 ku përcaktohet se hapësira në të cilën është vendosur aparati i Ortopanit duhet të ketë sipërfaqe prej së paku 8m². Dera e nyjës hyrëse sanitare në katin e parë është e ngushtë dhe nuk përmbush dimensionet minimale të kërkuara në Udhëzimin Administrativ 02/2025 neni 18 paragrafi 1 nënparagrafi 1.15.”, thuhet në vendim të Inspektoratit Shëndetësor, duke theksuar se “Al Dent Group Sh.P.K.” gjatë aplikimit për licencim kishte bërë deklaratë nën betim se i përmbush të gjitha kriteret dhe kushtet e përcaktuara me UA 02/2025 – kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private, gjë që në terren ka dalë e kundërta.

Gjetja tjetër në “Al Dent Group Sh.P.K.” ishte ofrimi i shërbimeve në mënyrë të kundërligjshme nga infermierja Eliona Gashi që nga muaji nëntor 2025, duke qenë se e njëjta nuk ishte e lajmëruar e as licencuar në DLA/MSh për të ofruar shërbime shëndetësore në këtë klinikë.

Përveç shkeljeve të lartëpërmendura, gjatë inspektimit ishte konstatuar se në “Al Dent Group Sh.P.K.” ofron edhe shërbime shëndetësore invazive filler, shërbim ky i palicencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, gjatë kohës së inspektimit Dr. Roksana Ibrahimi deklaron se në këtë institucion ka ofruar shërbime estetike (filler), të cilat rezultojnë të palajmëruara dhe të palicencuara në DLA/MSh”, thuhet në vendim.

Përveç filler, në “Al Dent Group Sh.P.K.” të Roksana Ibrahimit ishte ofruar edhe një shërbim tjetër shëndetësor i palicencuar, që është botox. Por duket se inspektorëvë nuk iu kanë ‘rënë në sy’ postimet e kësaj klinike në rrjete sociale. Klinika e Roksana Ibrahimit kishte shfrytëzuar edhe muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të ofruar kinse zbritje për filler e botox, shërbime shëndetësore për të cilat nuk ka qenë e licencuar.

Mirëpo, i çuditshëm është fakti se si inspektori shëndetësor që e ka hartuar vendimin, Arlindë Hamiti, shërbimin shëndetësor filler e ka emërtuar si ‘shërbim estetik’, duke zvogëluar rëndësinë e shkeljes nga klinika e Roksana Ibrahimit.

Shkeljet ligjore nga klinika Roksana Ibrahimit vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve tjera të palicencuara, si: Implanti i dhëmbit, Sinus Lifting, Terapia ortodontike fikse/briketa, nxjerrje kirurgjikale, etj.

Për krejt këto të gjetura gjatë inspektimit të realizuar, klinika e Roksana Ibrahimit është gjobitur me vetëm 3 mijë euro, të cilat nëse paguhen brenda 15 ditësh, lirohet nga 50% e vlerës së gjobës.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Al Dent Group” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Foto: Roksana Ibrahimi - pronare "Al Dent Group" Sh.P.K. dhe ish Miss Universe 2022
Foto: Roksana Ibrahimi – pronare “Al Dent Group” Sh.P.K. dhe ish Miss Universe 2022

LEXONI EDHE:

Tags: Al Dent GroupAl DentixRoksana Ibrahimi

JU REKOMANDOJMË

Kurti viziton shkollën në Bronx ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan

Kurti viziton shkollën në Bronx ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan
20/09/2026 - 15:53

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx të New Yorkut, ku për të dytin vit akademik po zbatohet...

Më shumëDetails

OKB në një moment kritik, liderët botërorë mblidhen në Nju Jork, çfarë përfshihet në axhendë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën
20/09/2026 - 15:42

Gati 130 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të mblidhen këtë javë në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një kohë kur konfliktet në...

Më shumëDetails

Osmani përkujton Ahmet Krasniqin: Sot, kujtimi për të është edhe një thirrje për drejtësi

Osmani përkujton Ahmet Krasniqin: Sot, kujtimi për të është edhe një thirrje për drejtësi
20/09/2026 - 15:10

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij, duke theksuar kontributin e tij për ndërtimin e strukturave ushtarake dhe angazhimin...

Më shumëDetails

Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta
20/09/2026 - 14:59

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi në shoqërinë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës. Fotografisë Quni i ka vendosur...

Më shumëDetails

Parlamenti Studentor: Më 21 shtator marsh paqësor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Parlamenti Studentor: Më 21 shtator marsh paqësor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
20/09/2026 - 14:43

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21 shtator, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës...

Më shumëDetails

Sherifi: Protestat shprehin revoltën. Institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!

Sherifi: Protestat shprehin revoltën. Institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!
20/09/2026 - 14:22

Anëtari i ekipit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, Bilall Sherifi ka thënë se protestat që po organizohen janë të domosdoshme, por këto protesta pa vemrim institucional mbeten vetëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksidentohet Benita, publikon pamje nga spitali

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë