Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Për pritjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve e kemi rastin e Kroacisë për Gotovinën

03/09/2025 - 12:56
në Lajme
A A
Haradinaj: Për pritjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve e kemi rastin e Kroacisë për Gotovinën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një prej ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se pret që të akuzuarit nga Gjykata Speciale për krime lufte të lirohen dhe për mënyrën e pritjes së tyre e përmendi rastin e Kroacisë ndaj Ante Gotovinës.

Për vendimin e trupit gjykues në çështjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së për caktimin e 22 dhjetorit si datë kur palët duhet të dorëzojnë dosjet përfundimitare, Haradinaj, e quajti si afat preliminar.

Sipas tij vendimi i Speciales për dënimin ose jo të Thaçit dhe të tjerëve, mund të marrë kohë deri në maj.

Haradinaj në KTV tha se pret që ata të lirohen, dhe për mënyrën e pritjes së tyre e përmendi rastin e Kroacisë ndaj Ante Gotovinës.

“Pritja do të varet se si do të reagojmë si popull. E para qeveria, e dyta njerëzit kompetentë që jemi këtu dhe e treta komplet si popull si do të reagojmë. Nëse ne japim një sinjal, kemi rastin e Gotovinës që e ka dhënë Kroacia. Pritja ime edhe pse dyshoj në atë gjykatë duhet të jetë pozitive, lirim total. Nëse shikohen komplet dëshmitarët deri sot, ata janë në disa dëshmi të mira, dëshmi të cilat shihen se janë të përpunuara, dëshmi të cilat shihen se janë të nxitura dhe të korruptuara, në raport me dëshmitë që do dëgjohen tash të Wesley Clark, Tony Blair dhe personalitete me rëndësi, me famë botërore dhe akuzat duhet të bien poshtë. Prandaj unë pres një lirim të ish-krerëve të UÇK-së. Një fitore të Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu tregoi se po përgatiten edhe për protesta të tjera, për të cilat tha se duhet të jenë gjithëpopullore dhe me karakter evropian.

Ante Gotovina i cili u përmend nga Haradinaj njihet për rolin e tij gjatë Luftës së Pavarësisë së Kroacisë në vitet ’90 ishte një nga komandantët më të rëndësishëm ushtarakë të Kroacisë dhe një nga organizatorët kryesorë të: Operacioni “Oluja” (Stuhia) – Gusht 1995, që konsiderohet ofensivë e madhe e ushtrisë kroate për të rimarrë territoret e pushtuara nga serbët. Operacioni përfundoi me sukses por u shoqërua me akuza për krime lufte ndaj Gotovinës. Ai qëndroi disa vite në arrati, ndërsa u arrestua në Spanjë në vitin 2005 pasi po kërkohej nga Tribunali i Hagës. Në vitin  2011 u dënua me 24 vjet burgim ndërsa një vit më vonë u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Pas kthimit në Kroaci ai u prit si hero kombëtar dhe qëndroi gjithmonë jashtë jetës së politikës.

Megjithatë që nga shqiptimi i dënimit, u organizuan shumë protesta masive nga qytetarët kroatë për lirimin e tij. Gjithashtu edhe Qeveria kroate dhe shumë politikanë e quanin të padrejtë dënimin e tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Kryesore

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

03/09/2025 - 22:57
Kusari: Presidentja Osmani më ka zhgënjyer në dy raste të mediave
Lajme

Kusari: Kurti i ka hy RTK-së me pllug – njerëzit e VV-së i kanë thënë gazetarëve pas intervistave se “do u largojmë”

03/09/2025 - 22:41
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kuvendi nuk është i konstituar, Kurti ka një “fitore të Pirros”

03/09/2025 - 22:27
Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave
Lajme

Trump thotë do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim

03/09/2025 - 22:12
Nënkryetar i AAK-së: Kosova këtë vit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Lajme

Ardian Gjini: Dimal Bashën nuk e kisha votu kurrqysh hiç, Kuvendi nuk është i konstituar

03/09/2025 - 22:02
Zëvendësministri i Arsimit jep detaje: Çmimet e librave do shtypen në kopertinë, aplikimi përmes e-Kosova
Lajme

MAShT del me komunikatë për procesin e teksteve shkollore dhe subvencionimin për nxënësit

03/09/2025 - 21:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kryeziu-Enver Hasanit: S’je hartues i Kushtetutës, s’ke kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • U raportua si e zhdukur para dy vitesh, gjendet në Prevallë 27-vjeçarja nga Prizreni – refuzon të kthehet në shtëpi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nuredin ‘Drenica’ deklarohet pas seancës: Ky tuc të përgjigjet në Prokurori

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë