Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë e-mailat që Ministria e Bujqësisë i injoroi duke i lënë bujqit e Ferizajit pa subvencione

18/07/2022 - 21:07
në Kryesore, Lajme
A A
Peci: Në vitin e ardhshëm buxheti në bujqësi do të rritet për 11 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 180 bujqë të Ferizajt kanë mbetur pa aplikuar për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë si shkak i afateve ligjore për aplikim. Ata gishtin tregues për fajin e kanë drejtuar kah Komuna e Ferizajt dhe Ministria e Bujqësisë.

Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net nga Ministria e Bujqësisë thuhet se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka respektuar kërkesën e komunave për shtyrje të afatit të aplikimit për subvencione për 5 ditë, por në anën tjetër sipas e-mailave që i posedon lajmi.net, komuna e Ferizajit kishte kërkuar shtyje të afateve për 10 ditë, shkruan lajmi.net.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më datë 26 prill të vitit 2022 e kishte hapur periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2022. Ky afat, i cili fillimisht ishte i hapur deri më 25 maj 2022, me kërkesë të 11 Drejtorive Komunale për Bujqësi,  ishte shtyrë deri më 1 qershor të këtij viti në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të cilën gjë me kohë i kishim njoftuar të gjithë të interesuarit në këtë proces. Po ashtu, duhet theksuar se pas shtyrjes së këtij afati, deri më datë 1 qershor në MBPZhR nuk ishte pranuar asnjë kërkesë për ndonjë shtyrje tjetër të këtij afati.

Rrjedhimisht pas mbylljes së afatit, pra më datë 1 qershor ishte mbyllur edhe sistemi për aplikime, procedurë kjo e cila parashihet edhe me udhëzimet në fuqi. Ndërkaq, pas mbylljes së këtij afati (1 qershor), Komuna e Ferizajt e kishte përcjellë një kërkesë për shtyrje të afatit më datën 3 qershor, pra dy ditë pas mbylljes përfundimtare të afatit, e rrjedhimisht edhe të sistemit të aplikimeve, periudhë kjo kur Drejtoria e Pagesave Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë kishte filluar t’i pranonte lëndët e fermerëve aplikues nga Drejtoritë Komunale për Bujqësi. 

Pra, sa i përket procedurave administrative, duhet theksuar se të gjithë fermerët aplikimin për pagesa direkte/subvencione e realizojnë secili nëpër komunat e tyre ku jetojnë dhe në këtë rast përgjegjësia e neglizhencës për mos-menaxhim të situatës me aplikim në Programin e Pagesave Direkte i bie tërësisht Komunës në fjalë.

Ndërkaq, pas pranimit të këtyre lëndëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë procedurat e brendshme administrative, të cilat janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2022 për Pagesa Direkte, duke filluar nga kontrolla/vlerësimi administrativ i aplikacioneve e më pastaj edhe kontrollat në terren. Pas përfundimit të këtyre hapave, bëhet procedimi për ekzekutimin e pagesave për të gjithë aplikuesit, që i plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e përcaktuar konform Programit dhe Udhëzimit Administrativ.”, thuhet në përgjigjën e MBPZHR-së për lajmi.net.

Pavarësisht se në këtë e-mail thuhet se “pas mbylljes së këtij afati (1 qershor), Komuna e Ferizajt e kishte përcjellë një kërkesë për shtyrje të afatit më datën 3 qershor, pra dy ditë pas mbylljes përfundimtare të afatit, e rrjedhimisht edhe të sistemit të aplikimeve, periudhë kjo kur Drejtoria e Pagesave Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë kishte filluar t’i pranonte lëndët e fermerëve aplikues nga Drejtoritë Komunale për Bujqësi.”, lajmi.net posedon dëshmi se një kërkesë e tillë ishte përcjellur edhe para datës 1 qershor.

Më datë 23 maj, drejtori i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami kishte dërguar një e-mail në drejtim të e-mailit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ndonëse në e-mailin e tij sa ishte duke punuar në Presidencë, por me atë çfarë ka parë lajmi.net në faqen e MBPZHR-së, e-maili i ministrit nuk është publik.

Në këtë e-mail të Bajramit, shtrohej kërkesa për shtyrje të afatit për aplikim për subvencione për të paktën 10 ditë pune, sipas e-mailit me qëllim që të eliminohen edhe gabimet e mundshme gjatë aplikimit.

“Meqenëse këto ditë po ballafaqohemi me një vlug të madh të fermerëve të cilët aplikojnë për subvencione dhe duke marrë për bazë afatin e shkurtër për aplikim me mirësjellje kërkoj që ky afat për aplikim të shtyhet për të paktën edhe dhjetë ditë pune me qëllim që të eliminohen edhe gabimet e mundshme gjatë aplikimit!”, thuhej në e-mail.

Të njëjtën e-mail, Bajrami e kishte drejtuar edhe në arkivën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, por si duket nuk kishte marrë përgjigje as në këtë rast.

Gjithashtu, të njëjtin e-mail, Bajrami e kishte dërguar edhe në adresën e Ismajl Kastratit, që është zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e po ashtu në adresë të Isuf Cikaqit, Drejtor i Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregjeve, dikaster nën të cilin funksionon edhe Divizioni për Përkrahje Direkte, Politika Tregtare dhe Tregje, por sërish nuk kishte pranuar përgjigje, e-mail i njëjtë ishte dërguar edhe në adresë të Imer Limanit.

Në një tjetër e-mail që mban datën e 27 majit, Bajrami kishte përcjellur e-mailin me kërkesën e njëjtë për shtyrjen e afatit të aplikimeve për 10 ditë pune në adresë të ministrit Peci, Cikaqit e Limanit por pavarësisht kësaj, përgjigje nuk kishte marrë.

E-mailin e datës 27 maj, të dërguar në adresë të Pecit, Cikaqit e Limanit, Bajrami e kishte dërguar/përcjellur edhe në adresë të zëvendësministrit të Bujqësisë, Imri Demelezi, siç dëshmohet edhe më poshtë.

Pavarësisht se nuk kishte marrë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, Bajrami kishte dërguar edhe një kërkesë në adresë të zyrtarëve të kësaj ministrie për shtyrje të afatit të aplikimeve edhe më datë 3 qershor. Në këtë e-mail, të përfshira ishin adresat e Ministrit Faton Peci, të Isuf Cikaqit, Imer Limanit, zëvendësministrit Imri Demelezi dhe Ismajl Kastratit. Edhe në këtë e-mail shprehet shqetësimi i Komunës së Ferizajt për çështjen e zgjatjes se afateve për aplikim për subvencione. Dhe në fakt, kjo është kërkesa e vetme që përmendet nga Ministria e Bujqësisë.

Lajmi.net ka kërkuar sqarime shtesë nga Ministria e Bujqësisë por këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e redaksisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë