Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kjo është fitorja” – Larja e veturave të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu shpërben me tender aktivistin e LVV’së

04/09/2025 - 15:11
në Kryesore, Lajme
A A
“Kjo është fitorja” – Larja e veturave të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu shpërben me tender aktivistin e LVV’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e udhëhequr nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes së fundmi ka dhënë një tender për larjen e veturave të saj, ku fituese është shpallur kompania e vetme ofertuese. Pronari i kësaj kompanie, Nehat Ademaj, del të jetë aktivist i Vetëvendosjes në Shtime dhe dyshohet të jetë i afërm i kryesuesit të Kuvendit Komunal. Ademaj gjatë fushatës së vitit 2021 ishte parë krah kryetarit Aliu. Nga komuna nuk kanë kthyer ende ndonjë përgjigje mbi dyshimet pë ndonjë konflikt interesi. Insajderi sjell detaje.

Komuna e Shtimes, e udhëhequr nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, me 30 korrik kishte shpallur njoftim për kontratë për “larjen e veturave për institucionet e komunës”.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi kishte qenë 5,268 euro.

Ndërkohë me 20 gusht e ka nënshkruar kontratën për këtë tender.

Vetëm një kompani kishte ofertuar, dhe e njëjta ishte zgjedhur fituese e tenderit.

Kompania fituese është Nehat H. Ademaj B.I, e cila kishte ofertuar me çmim 5,268 euro.

Kush është Nehat H. Ademaj B.I, i cili ka fituar edhe ten

Gazeta Insajderi ka gjetur se personi fitues i këtij tenderi, ka lidhje me partinë në pushtet, në Shtime.

Ai tash e sa vite merret edhe me aktivizëm për Vetëvendosjen në këtë komunë. Ademaj gjatë fushatës në vitin 2021, ishte shfaqur përkrahë kryetarit Qemajl Ademaj.

Jo vetëm, Nehat Ademaj dyshohet se është i afërm i Kryesuesit të Kuvendit Komunal Adnan Ademi.

Adnan Ademi, kishte ndarë pamje nga tubimet partiake, ku shihet edhe Nehat Ademaj.

Madje në vitin 2022 ishte formuar edhe Pika Lagjia Ademaj, me aktivistët e VV’së, ku kryetar i pikës ishte zgjedhur Nehat Ademaj.

Në praninë e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u formua Pika Lagjia Ademaj.

Në tubimin zgjedhor të Pikës, u zgjodhën: Kryetar i pikës, z.Nehat Ademaj, pozicionet drejtuese të Pikës dhe ato të deleguara që do ta pëfaqësojnë këtë pikë, në Këshillin e Qendrës si dhe dy organet e reja ai i gruas dhe i rinisë për VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shtime, iu uron punë të mbarë dhe suksese strukturave të reja!”, thuhej në një postim në profilin e Ademajt.

Ademaj në 2021, i ishte gëzuar fitores së zgjedhjeve në komunën e Shtimes me kryetar Qemajl Aliun.

“Kjo është fitorja e LVV në Shtime”, shkruante ai.

Nehat Ademaj edhe vitin e kaluar, në 2024, e kishte fituar po të njëjtën kontratë nga komuna e Shtimes.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me komunën e Shtimes, se a ka pas ndonjë konflikt interesi në përzgjedhjen e këtij operatori ekonomik, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Ngjarje e rëndë në këtë qytet të Kosovës, një i vrarë dhe një i plagosur

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
16/03/2026 - 08:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Gjakovë Dy persona të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri ku si pasojë njëri prej tyre ka ndërruar...

Më shumëDetails

Ndryshon moti, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme!

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, temperaturat do të ulen për 3-8 gradë Celsius
16/03/2026 - 08:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë parashihen reshje, ku...

Më shumëDetails

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës
16/03/2026 - 08:05

Gjatë luftës në Kosovë, ishte vetëm tri vjeçare. E kujtimin e fundit me babin, e ruan në këtë formë. Është kjo Krenarja, vajza e dëshmorit Yll Morina nga...

Më shumëDetails

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk
15/03/2026 - 22:42

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)
15/03/2026 - 21:54

Gjatë vitit 2025 në Kosovë kanë vdekur 32 punëtorë në vendin e punëtorë. Kjo është një statistikë e frikshme, e cila pohohet nga kryetari i Sindikatës së Pavarur...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?
15/03/2026 - 21:41

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po ndjejnë sërish padrejtësinë që po ua bën Kosova. Me Ligjin për të huajt, serbëve u mundësohet pajisja me leje të përkohshme qëndrimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë