Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në KEK, zgjedh furnizues me gëlqere serbe, pavarësisht eliminimit paraprak nga OSHP-ja

06/09/2025 - 16:50
në Kryesore, Lajme
A A
Dalja në treg të hapur, KEK thotë se kush s’ka marrëveshje me furnizues të licencuar nga 30 korriku mbetet pa rrymë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Ekzekutive e Prokurimit pranë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) më datë 4 shtator 2025 ka shpallur fituese kompaninë GRAMI sh.p.k. në një procedurë të negociuar për furnizim me Gëlqere të Hidratizuar, në vlerë prej 141 mijë euro (me TVSH).

Kontrata është dhënë pavarësisht se, në një procedurë të rregullt të zhvilluar më herët, e njëjta kompani ishte eliminuar për të njëjtin furnizim për shkak të prejardhjes së ndaluar të materialit nga Serbia, si dhe për shkelje të standardeve teknike.

Sipas dokumenteve zyrtare, kompania e shpërblyer kishte qenë më herët pjesë e një procedure të rregullt tenderimi për furnizim me gëlqere të hidratizuar, por ishte eliminuar nga OSHP, për shkak se kishte ofertuar materiale me origjinë nga Serbia, një praktikë e ndaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për më tepër, kjo kompani nuk kishte përmbushur kriteret teknike dhe dokumentacionin ligjor. Në vendimin e vet, paneli shqyrtues i OSHP-së kishte konstatuar se operatori kishte dorëzuar vetëm një raport testimi të vitit 2020 nga “Institut IMS AD Beograd”, që nuk përmbush kërkesat për certifikatë të vlefshme të cilësisë, sipas standardit të kërkuar EN 459-1 për produktin Ca(OH)₂.

Në të njëjtin vendim, OSHP kishte ritheksuar se autoritetet kontraktuese janë të detyruara të zbatojnë vendimet e Qeverisë, përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të mallrave me origjinë nga Serbia në furnizimet publike. Megjithatë, insistimi i KEK për të vijuar me këtë kompani duket se është shpërblyer, pasi tashmë, sipas vendimit të datës 4 shtator 2025, e njëjta kompani është shpërblyer për furnizim me të njëjtin produkt – vetëm disa muaj më vonë – përmes një procedure të mbyllur negociuese, jashtë konkurrencës, për t’i dhënë pikërisht të njëjtës kompani një kontratë të re.

Sipas informacioneve të redaksisë, edhe në këtë procedurë janë shkelur në mënyrë flagrante të gjitha kushtet dhe kriteret teknike, megjithatë KEK ka kufizuar qasjen në dokumente për palët e interesuara, me arsyetimin se dokumentet janë konfidenciale.

KEK, që nga ardhja e Qeverisë Kurti, ka zhvilluar me qindra procedura prokurimi përmes negocimit të drejtpërdrejtë, duke eliminuar konkurrencën dhe transparencën në prokurim publik. Ligji për Prokurimin Publik (LPP) e lejon përdorimin e procedurës së negociuar vetëm në rrethana të kufizuara dhe të justifikuara qartë, megjithatë, ky kriter nuk është respektuar nga KEK dhe as institucionet tjera gjatë viteve të fundit.

Edhe më paradoksale është se për këtë furnizim ekziston një kontratë kornizë 36-mujore, e nënshkruar nga vet KEK në nëntor të vitit 2024, e cila për shkak të ankesave është aktualisht e pezulluar. Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo nuk e justifikon ndjekjen e një procedure të mbyllur, jashtë konkurrencës dhe aq më pak me një operator të eliminuar paraprakisht.

JU REKOMANDOJMË

“Kurti e bëri Osmanin presidente kur pati vullnet, edhe sot mund të gjendet zgjidhja“

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
08/07/2026 - 21:41

Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga PDK-ja, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mund të gjendet zgjidhje edhe për...

Më shumëDetails

Begaj pas vizitës në Preshevë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
08/07/2026 - 21:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të martën Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve. Ai tha se ka i ka...

Më shumëDetails

Trump kërcënon me sulme të tjera ndaj Iranit, ndërsa Teherani paralajmëron për përgjigje ‘të patrembur’

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
08/07/2026 - 21:08

Donald Trump ka thënë se marrëveshja e armëpushimit me Iranin ka “mbaruar”, duke e quajtur udhëheqjen e vendit “llum” dhe “kuku” pas shkëmbimeve të reja të zjarrit gjatë...

Më shumëDetails

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
08/07/2026 - 20:30

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
08/07/2026 - 20:07

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë...

Më shumëDetails

Zhvillime politike, mblidhet kryesia e LDK-së

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
08/07/2026 - 19:54

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mbajë mbledhje të enjten, më 9 korrik 2026, duke filluar nga ora 15:00. Mbledhja vjen një ditë pasi u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë