Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bugaqku: Akuzat ndaj Kushtetueses cenim dhe ndërhyrje në pavarësinë e saj, tendencë për minim të besimit ndaj gjyqtarëve

08/09/2025 - 21:09
në Kryesore, Lajme
A A
Bugaqku: Akuzat ndaj Kushtetueses cenim dhe ndërhyrje në pavarësinë e saj, tendencë për minim të besimit ndaj gjyqtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ditën kur u votua si mandatar nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, kreu i VV-së, Albin Kurti, hodhi akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të fundit lidhur me masën e përkohshme për punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kjo gjykatë është si hije politike e opozitës ndaj VV-së.

“Sepse 5 nga 7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur në vitin e largët 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe. E pas vitit 2018, ne i fitojmë zgjedhjet për herë të parë në vitin 2019. Pastaj fitojmë zgjedhjet në herën e dytë në vitin 2021, e i fitojmë edhe sivjet për herë të tretë, por ja që ata ngelën të njëjtit aty në gjykatë, thua se është viti 2018”, tha Kurti.

Kjo deklaratë ngjalli shqetësim te Gjykata Kushtetuese, e cila reagoi sot, duke kërkuar që të ndalet gjuha e tillë, duke thënë se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës.

“Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Lidhur me këtë, hulumtuesi i lartë nga KDI, Vullnet Bugaqku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se akuzat ndaj Kushtetueses janë bërë normë e zyrtarëve të lartë të shtetit.

“Akuzat e drejtuara ndaj Gjykatës Kushtetuese, kohëve të fundit janë bërë normë e punës e disa politikanëve ose zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilët në mungesë njohurish mbi konceptet e funksionimit të gjyqësisë kushtetuese e shtetit të së drejtës, japin deklarata të pa qëndrueshme, të cilat janë të dëmshme karshi funksionimit të demokracisë kushtetuese e parlamentare ne vendin tonë”, shprehet ai.

Bugaqku këto deklarata i sheh si cenim dhe ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, si dhe tendencë për të minuar besimin te gjyqtarët e kësaj gjykate.

JU REKOMANDOJMË

Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
08/07/2026 - 16:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka certifikuar rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor. Nëntë anëtarët e KQZ-së votuan për certifikimin të...

Më shumëDetails

Azemi i LDK-së: Kurti s’ka bërë përpjekje serioze për marrëveshje politike

Azemi: LDK merr pjesë në zgjedhje dhe fiton edhe nëse Kurti i cakton të mbahen të dielën e kësaj jave
08/07/2026 - 16:50

Sekretari organizativ në LDK, Visar Azemi, tha se LDK-ja është e gatshme për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për një marrëveshje politike. Sipas...

Më shumëDetails

Trump e konfirmon që SHBA do t’ia japë licencën Ukrainës për prodhimin e sistemit mbrojtës “Patriot”, tregon nëse do ta vizitojë Kijevin

Trump e konfirmon që SHBA do t’ia japë licencën Ukrainës për prodhimin e sistemit mbrojtës “Patriot”, tregon nëse do ta vizitojë Kijevin
08/07/2026 - 16:42

Presidenti Donald Trump e ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një licencë për raketat Patriot, pasi tha se si Rusia ashtu edhe Ukraina...

Më shumëDetails

Çertifikimi i rezultateve, Albulena Haxhiu flet për thirrjen e seancës

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
08/07/2026 - 16:34

Albulena Haxhiu ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik...

Më shumëDetails

Rutte e konfirmon: Samiti i radhës do mbahet në Shqipëri, nuk kemi vendosur ende se kur

Rutte e konfirmon: Samiti i radhës do mbahet në Shqipëri, nuk kemi vendosur ende se kur
08/07/2026 - 16:01

Gjatë deklaratës së tij pas përfundimit të samitit të NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri. Gjithsesi ai shtoi se palët...

Më shumëDetails

Shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael pas sulmeve ndaj Izraelit

Shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael pas sulmeve ndaj Izraelit
08/07/2026 - 15:54

Ndërsa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme, BBC-ja mëson se shefi i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar një vizitë në Izrael të planifikuar për sot....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë