Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Marrin vendime absurde”, “hije politike e opozitës” – krejt çka u tha nga sulmet ndaj Kushtetueses te reagimet e perëndimorëve

10/09/2025 - 08:15
në Kryesore, Lajme
A A
“Marrin vendime absurde”, “hije politike e opozitës” – krejt çka u tha nga sulmet ndaj Kushtetueses te reagimet e perëndimorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë objekt i sulmeve politike pas vendimeve të fundit që kufizuan veprimet e deputetëve dhe bllokuan procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca, të cilët e akuzuan Kushtetuesen për “funksionim si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes”, kanë nxitur reagime të ashpra brenda vendit dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Gjykata ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së saj si themel i shtetit të së drejtës dhe ka kërkuar respektim të vendimeve dhe integritetit të gjyqtarëve.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit.

Kreu i VV-së tha se Gjykata Kushtetuese “pa asnjë arsye” ka vendosur pezullimin, duke e krahasuar madje masën me një vendim imagjinar mjekësor për gjyqtarët.

Sipas tij, vendimi është “absurd dhe i dëmshëm” dhe përbën vonesë të qëllimshme në proceset shtetërore.

“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Mëqe tash u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsysheshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjajshëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshoj një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmën dilemë që e kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme.

Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës. Është shumë absurd dhe shumë e dëmshme. Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilës i adresohej opozita”, – deklaroi Kurti.

Në të njëjtën mbledhje, Glauk Konjufca paralajmëroi për një vendim që sipas tij do të kishte pasoja të rënda për sovranitetin e vendit.

“Gjykata nuk ka çka të interpretojë përtej Kushtetutës. Ose do të çelet rruga që Kuvendi të vazhdojë punën, ose do të shkojmë në zgjedhje të reja. Por skenari i tretë, që as nuk mund ta imagjinoj, do të ishte tradhti kombëtare – një skenar që do t’i jepte Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës.”, tha Konjufca.

Po ashtu, edhe shefja e shtetit, Vjosa Osmani tha se “vendimet zbatohen, edhe pse mund të duken absurde. Pavarësisht sa nuk na pëlqejnë, i zbatojmë në plotni. Kushtetuta nuk ndalon komentimin apo kritikat profesionale ndaj vendimeve të gjykatës. Është normale dhe brenda normave demokratike.”

Reagim i Gjykatës Kushtetuese

Në një reagim zyrtar, Gjykata shprehi shqetësimin e saj lidhur me përpjekjet për të ushtruar presion ndaj punës së saj, duke theksuar se pavarësia e saj nuk është një privilegj i gjyqtarëve, por një shtyllë themelore e shtetit të së drejtës.

“Vetëm përmes respektimit të këtij parimi mund të garantohet një shoqëri e drejtë, demokratike dhe funksionale për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e Gjykatës. Çdo përpjekje për presion ndaj gjyqtarëve kushtetues përbën cenim të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në deklaratë.

Gjykata ka theksuar se vendimet e saj mbështeten vetëm në Kushtetutë, praktikën gjyqësore dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa çdo përpjekje për të relativizuar apo paragjykuar këto vendime është konsideruar si “e papërgjegjshme dhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit”.

Reagimet ndërkombëtare

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përmbajtje nga ndërhyrjet në gjyqësor, pas akuzave të Kurtit ndaj Kushtetueses si “hije politike e opozitës”.

Nikola Gaon, zëdhënës i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha për Kohën: “Pikëpamja e Bashkimit Evropian në Kosovë është se një nga parimet themelore të sundimit të ligjit është pavarësia e gjyqësorit, dhe se roli i Gjykatës Kushtetuese është të interpretojë dhe udhëzojë për zbatimin e plotë të Kushtetutës. Është përgjegjësi e të gjithëve, përfshirë aktorët politikë dhe institucionet, të respektojnë këtë dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje, përfshirë sulmet personale”.

Edhe shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, kërkoi ndalimin e sulmeve ndaj gjyqtarëve.

Ai shkroi në profilin e tij në rrjetin X: “Pavarësia gjyqësore është gurthemel i sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme.”

Reagimet e partive ish-opozitare

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Kurtin për tentativë shmangieje nga përgjegjësia.

“Kur përballet me sfida apo dështime, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Po akuzon Kushtetuesen dhe opozitën, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij. Për bllokimin e institucioneve përgjegjësia ka një emër: Albin Kurti.”, tha ajo.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi, duke e krahasuar sjelljen e Kurtit me një thënie popullore.

“Kjo ma kujton shprehjen: ‘hajni bërtet, kapeni hajnin’. Ai nuk flet për shkeljet që ka bërë vetë, por fajëson gjykatën. Të mos harrojmë, ata gjyqtarë janë zgjedhur nga Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës, e jo nga formacionet imagjinare të tij.”, shkroi Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten një masë të përkohshme deri në fund të shtatorit ndaj Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Srpska, e cila nuk mori mbështetje për propozimin e saj për nënkryetar të Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Befason mbështetësi i Albin Kurtit dhe VV-së, Mentor Llugaliu: “Vetëvendosje na e ka vrarë shpresën”
Lajme

Befason mbështetësi i Albin Kurtit dhe VV-së, Mentor Llugaliu: “Vetëvendosje na e ka vrarë shpresën”

10/09/2025 - 15:41
FSK kryen përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në garën “Cambrian Patroll” në Uells
Lajme

FSK kryen përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në garën “Cambrian Patroll” në Uells

10/09/2025 - 15:38
Gënjeshtra e Gazmend Muhaxherit për parkun 40 hektarësh në Pejë – Dështoi ta fillojë në 4 vite qeverisje
Lajme

Gënjeshtra e Gazmend Muhaxherit për parkun 40 hektarësh në Pejë – Dështoi ta fillojë në 4 vite qeverisje

10/09/2025 - 15:30
Rashiq e bëri të qartë se ka qëndrim ndryshe nga VV për konstituimin, Haxhiu e rithekson se ai “e njeh” Republikën
Kryesore

Rashiq e bëri të qartë se ka qëndrim ndryshe nga VV për konstituimin, Haxhiu e rithekson se ai “e njeh” Republikën

10/09/2025 - 15:21
Çfarë do të thotë sot Kushtrim Zeneli për aktakuzën ndaj kolegut të tij Faruk Mujka, më 2023 kishte konstatuar prerë “Nuk është i korruptuar”
Kryesore

Çfarë do të thotë sot Kushtrim Zeneli për aktakuzën ndaj kolegut të tij Faruk Mujka, më 2023 kishte konstatuar prerë “Nuk është i korruptuar”

10/09/2025 - 15:10
SHBA thotë se qëndron pranë aleatëve të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë
Lajme

SHBA thotë se qëndron pranë aleatëve të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë

10/09/2025 - 14:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 11 persona e konfiskohen mbi 100 kg drogë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë