Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD publikon raportin: Moszbatimi i vendimeve gjyqësore dhe abuzimi me ushtrues detyre nga Qeveria Kurti

10/09/2025 - 09:45
në Kryesore, Lajme
A A
IKD publikon raportin: Moszbatimi i vendimeve gjyqësore dhe abuzimi me ushtrues detyre nga Qeveria Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin mbi qeverisjen e kundërligjshme dhe praktikën e mbajtjes së pozitave me ushtrues detyre gjatë Qeverisë Kurti II.Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë ndalojnë qartë që një person të mbajë njëkohësisht pozitën e deputetit dhe të anëtarit të Qeverisë.

Megjithatë, shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë kanë vazhduar të mbajnë të dy funksionet, duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin.

Kundërligjshmëria e kësaj praktike është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme, por pavarësisht kësaj, Qeveria jo vetëm që nuk ka zbatuar vendimin, por ka sulmuar publikisht gjyqtarët e saj.

Moslëshimi i zyrave nga ministrat që njëkohësisht janë edhe deputetë ka krijuar pasoja serioze: është cenuar sundimi i ligjit, është dëmtuar imazhi ndërkombëtar i Kosovës – me partnerët që kanë refuzuar takime me Kryeministrin dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë – ndërsa vendimet e marra nga anëtarët në papajtueshmëri janë të kundërligjshme.

Kjo situatë ka hapur edhe çështje të përgjegjësisë penale, të cilat po trajtohen nga Prokuroria Speciale. Për më tepër, kjo praktikë rrezikon edhe legjitimitetin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

Në anën tjetër, Qeveria Kurti II është karakterizuar si qeveri me ushtrues detyre. Një numër i madh i pozitave janë mbajtur për vite të tëra nga ushtrues detyre, pa u zhvilluar procedurat e rregullta të rekrutimit. Gjykata Supreme ka theksuar se çdo pozitë e mbajtur me ushtrues detyre përtej afatit ligjor është e kundërligjshme dhe vendimet e nxjerra në këto rrethana janë të pavlefshme.

Kjo praktikë, e kundërt me standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë, ka dëmtuar meritokracinë, ka paralizuar funksionimin normal të institucioneve dhe ka rritur potencialin për korrupsion.

IKD thekson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre duhet të jetë vetëm përjashtim, ndërsa proceset meritore të rekrutimit duhet të jenë rregull.

JU REKOMANDOJMË

Brazili alarmon për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili alarmon për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
08/07/2026 - 14:37

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë si pretekst për ndërhyrje ushtarake, paralajmëroi Ministria e...

Më shumëDetails

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
08/07/2026 - 14:24

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badocit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes. Sipas...

Më shumëDetails

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
08/07/2026 - 14:23

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar plani operativ “Ditët e veprimit të përbashkët...

Më shumëDetails

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan
08/07/2026 - 14:17

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan...

Më shumëDetails

Ramadani sfidon pushtetarët: Bëjeni narko-testin, unë e bëra

Ramadani sfidon pushtetarët: Bëjeni narko-testin, unë e bëra
08/07/2026 - 14:03

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani, ka dalë me një kërkesë interesante, duke sfiduar politikanët dhe zyrtarët e qeverisë së vendit....

Më shumëDetails

Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta
08/07/2026 - 13:42

Një lojë shpërblyese e organizuar me bujë të madhe në Gjilan ka përfunduar në dyert e gjykatës, vetëm pak orë para se të shpallej emri i fituesit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë