Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit reagon për gardianin që u bë prokuror në Hagë: Jotransparencë

11/09/2025 - 09:50
në Lajme
A A
Avokati i Popullit reagon për gardianin që u bë prokuror në Hagë: Jotransparencë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me procesin gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Qelaj tha se zhvillimet e fundit, përfshirë edhe rastin ku një gardian u shndërrua në prokuror, kanë ngritur dyshime për drejtësinë dhe pavarësinë e procesit.

Avokati i Popullit kërkoi monitorimin e seancave gjyqësore dhe një vizitë zyrtare te të paraburgosurit, të cilat deri më tani janë kufizuar.

“E përcjellim me disa çështje që paraqesin shqetësim edhe për ne, edhe për opinionin publik. Situatat e fundit, pas takimit që kam pasur me kryetaren e Gjykatës Speciale, natyrisht që i kanë ngritur këto shqetësime edhe në një dimension tjetër, sepse unë nuk kam arritur të marr përgjigje konkrete që kanë të bëjnë me drejtësinë e drejtë, me garancitë që duhet të ketë ky proces, me barazinë në paraqitjen e provave dhe pjesëmarrjen në procedurë. Po ashtu, edhe me çështjet që lidhen me pavarësinë e kësaj gjykate, sidomos në mes të hierarkisë institucionale, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit të kësaj dhome. Natyrisht që këto shqetësime mbesin edhe më tej, sepse nuk kam arritur të marr përgjigje adekuate për to”, tha Qelaj.

Ai komentoi edhe situatën e krijuar kur një gardian burgu u bë prokuror në Gjykatën Speciale, që ngjalli reagime të rrepta, përfshirë edhe Hashim Thaçin.

“Procesi i zgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara është proces i veçantë i rregulluar me akte të brendshme dhe me ligjin për Dhomat e Specializuara është një praktikë jo standarde të them të drejtën mënyra se si zgjedhen dhe si caktohen, është e mbështjellë me një jotransparencë dhe me një procedurë, e cila nuk është e zakontë, ngase gjithmonë gjyqtarët kanë një akt ceremonial  të zgjedhjes përmes procedurave të hapura edhe përmes përzgjedhjes nga një autoritet më i lartë, siç është në Kosovë tek gjyqtarët e rregullt që presidenti i vendit i dekreton”, tha Qelaj.

Ndërsa sa i përket mundësisë së monitorimit të seancave gjyqësore nga Avokati i Popullit, Qelaj tha se kanë paraqitur një kërkesë Dhomave të Specializuara në fillim të prillit.

“Kemi marrë një përgjigje që seancat mund t’i monitorojmë si qytetarë të tjerë, pra si publik.

Ndërsa, na është pamundësuar t’i takojmë të gjithë të paraburgosurit për shkak të procedurave të brendshme, jemi në përgatitje të përsëritjes së kërkesës, dhe besoj që brenda vitit para përfundimit të procesit gjyqësor në shkallë të parë unë do të kem mundësi personalisht bashkë me ekipet tona profesionale dhe të vizitojmë të paraburgosurit të kemi një takim me mbrojtësin e viktimave, një takim me ekipet mbrojtëse dhe një takim me kryetarët e gjykatës dhe natyrisht monitorimin e monitorimit të seancave gjyqësor”, tha ai

JU REKOMANDOJMË

Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri
Lajme

Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri

11/09/2025 - 15:53
Politikani serb bën fushatë me urën e re, propozon të shndërrohet në pazar të të gjithëve në Mitrovicë
Lajme

Politikani serb bën fushatë me urën e re, propozon të shndërrohet në pazar të të gjithëve në Mitrovicë

11/09/2025 - 15:43
Humolli: Të gjitha partitë tani kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje por duan të lënë një ‘fajtor’ si arsyetim!
Lajme

Humolli: Të gjitha partitë tani kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje por duan të lënë një ‘fajtor’ si arsyetim!

11/09/2025 - 15:30
Në mesin e debateve të zjarrta të VV’së për Listën Srpska dhe Serbinë, Kurti e çon Bislimin për dialog në Bruksel
Kryesore

Në mesin e debateve të zjarrta të VV’së për Listën Srpska dhe Serbinë, Kurti e çon Bislimin për dialog në Bruksel

11/09/2025 - 15:07
Premtimi që nuk u mbajt – Për 4 vite Imri Ahmeti nuk arriti të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për nxënësit e shkollave të mesme të larta
Kryesore

Premtimi që nuk u mbajt – Për 4 vite Imri Ahmeti nuk arriti të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për nxënësit e shkollave të mesme të larta

11/09/2025 - 14:57
Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë
Kryesore

Jasharaj i reagon Osmanit: SBAShK nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është kaq e mjerë

11/09/2025 - 14:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë