Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

02/08/2026 - 12:58
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 2 gusht se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë, Horgosh, e ka arrestuar një person të identifikuar me inicialet M.M., i lindur më 1981, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

MPB-ja serbe nuk bëri të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, kishte “kryer krim lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S”.

Autoritetet serbe thanë se arrestimi u krye nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, së bashku me kallëzimin penal, pritet të dërgohet në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.

Në të njëjtën kohë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, shkroi në Facebook se autoritetet serbe kanë ndaluar shtetasin e Kosovës Mentor Mustafa, 44 vjeç, nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës.

Sipas tij, Mustafa u ndalua rreth orës 22:30 në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Koci tha se, sipas vëllait të Mustafës, i cili ishte i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet serbe kishin thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Ai shtoi se ka nisur të angazhohet për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar Mustafës ndihmë juridike.

Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione për këtë rast.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Kosovës dhe avokatin Arianit Koci për informacione shtesë dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast, por deri në publikimin e artikullit nuk mori përgjigje. /REL

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Kosova po importon mbi 300 megavat energji në orë, situatë “bixhozi elektroenergjetik”

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
02/08/2026 - 12:31

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për gjendjen e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë. Ajo ka thënë se Blloku B1, A3 dhe A5 i...

Më shumëDetails

“Po krijojmë kushte që diapora të kthehet në Kosovë”, Krasniqi i reagon Kurtit për deklaratën: Rrenc, a do të kthehej gruaja dhe vajza nga Osllo!

“Po krijojmë kushte që diapora të kthehet në Kosovë”, Krasniqi i reagon Kurtit për deklaratën: Rrenc, a do të kthehej gruaja dhe vajza nga Osllo!
02/08/2026 - 12:17

Ish kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti që tha se “po krijojmë kushte që diaspora të kthehet në Kosovë”, transmeton Gazeta...

Më shumëDetails

CNN: Tërheqja e fundit e Trumpit vjen në kohën kur forcat amerikane po përballen me sfida të mëdha

‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën
02/08/2026 - 11:57

Edhe një herë, presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga një përshkallëzim i paralajmëruar i sulmeve amerikane ndaj Iranit. Trump shkroi në rrjetin Truth Social se ushtria amerikane...

Më shumëDetails

Babai plagos me armë djalin në Suharekë – Policia gjen pistoletën e fshehur, 77-vjeçari përfundon në ndalim

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
02/08/2026 - 11:40

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosje me armë zjarri në Suharekë, ku një 77-vjeçar dyshohet se ka qëlluar ndaj djalit të tij, duke e lënë të...

Më shumëDetails

Trump thotë se po anulon sulmet ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje ‘e shpejtë’

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
02/08/2026 - 11:08

Donald Trump thotë se ka anuluar sulmet kundër Iranit me kusht që një marrëveshje të arrihej “shpejt” me vendin. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi...

Më shumëDetails

Kurti thotë se ka “vullnet e gatishmëri” për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
02/08/2026 - 10:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri” mes partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Xhuli pak ditë larg lindjes së binjakëve: Po bëhet e vështirë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë