
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia shtyu takimin që ishte planifikuar për këtë jave mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë që ishte planifikuar për këtë javë, janë ata që kanë kërkuar të shtyhet këtë takim. Ata po e shtyjnë takimin e radhës në Bruksel. Janë ata që po u përgjigjen negativisht kërkesave për takime. Çfarëdo pretekste që përdorin nuk janë të vërteta”, tha Kurti para mediave.
Ndryshe, emisari special i BE-së Miroslav Lajcak ka insistuar vazhdimit për një takim para pushimeve të verës.










