Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja dhe Zotëriu i Parë: Nga shpenzimet shtetërore dhe privilegjet te përplasjet me mediat

11/09/2025 - 23:41
në Lajme
A A
Presidentja dhe Zotëriu i Parë: Nga shpenzimet shtetërore dhe privilegjet te përplasjet me mediat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë më parë sulmoi mediat me akuza të rënda, duke i lidhur disa gazetarë me “grusht shteti” dhe “Radoiçiqët”, vetëm pse këta kishin raportuar për vajzat e saj, të cilat janë regjistruar në një shkollë private në Prishtinë. Ajo tha se gazetarët po “përndjekin” fëmijët e saj të mitur dhe se publiku do të “shokohej” nëse do të dinte për veprimtari të paligjshme që, sipas saj, disa prej tyre kryejnë.

Por kjo nuk është hera e parë kur familja presidenciale përplaset me opinionin publik për çështje që lidhen me përdorimin e privilegjeve të pozitës shtetërore.

Në Dhjetor 2021 Demokracia.com raportoi se Prindon Sadriu, në cilësinë e “Zotëriut të Parë”, i ishte drejtuar me shkresë ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për të legalizuar xhamat e zinj të veturës private të babait të tij, Skender Sadriut. Në kërkesë, Sadriu kishte theksuar se vetura në raste të rralla përdorej edhe nga vetë presidentja.

Demokracia.com kishte siguruar shkresën e Prindon Sadriut, i cili në cilësinë e Zotëriut të Parë i është drejtuar direkt ministrit Sveçla me këtë kërkesë.

“I nderuar Ministër Sveçla: Me shpresën të jeni mirë, në cilësinë e Zotërisë së Parë të Republikës së Kosovës ju kërkoj me konsideratë aprovimin e kërkesës për evidentimin në Certifikatën e regjistrimit të automjetit të folies me ngjyrë të errët të xhamave të përparmë dhe të pasmë të veturës e cila shfrytëzohet nga unë, fëmijët dhe në raste të rralla edhe nga vet Presidentja. Kjo kërkesë bëhet për shkaqe të sigurisë. Ju njoftoj gjithashtu që vetura në fjalë është në shfrytëzim nga babai im me qenë se nuk posedojmë veturën tonën familjare. Prandaj, me konsideratë kërkoj aprovimin e kërkesës në fjalë duke ushtruar diskrecionin tuaj sipas praktikave paraprake nga MPBAP. Detajet e veturës i gjeni të bashkangjitura në Certifikatën e regjistrimit të automjetet të bashkangjitur”, thuhet në kërkesën e Zotëriut të Parë për ministrin Sveçla, e cila përfundon me nderimet e Sadriut.

Demokracia.com kishte siguruar edhe Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit, ku shihet se bëhet fjalë për një Mercedes C 200 CDI, tip karavan, me vit të prodhimit 2008, në emër të vjehrrit të presidentes Osmani, Skender Sadriut.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia.com i kishte dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila drejtohet nga Xhelal Sveçla, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Vlen të përmendet se Skender Sadriu, vjehrri i presidentes Osmani, nuk drejton veturë zyrtare dhe nuk i lejohet vendosja e xhamave të errësuar.

Kjo është e rregulluar me ligjin NR. 02/L-70 Për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, sipas pikës (e), të nenit 200.1.

Policia e Kosovës javë më parë kishte bërë të ditur se vetëm gjatë muajit nëntor janë shqiptuar 105 gjoba tek shoferët kosovarë që kanë vozitur automjete me xhama të errësuar.

 

JU REKOMANDOJMË

Momenti i arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të shtënat me armë në Ferizaj (VIDEO)
Lajme

Momenti i arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të shtënat me armë në Ferizaj (VIDEO)

12/09/2025 - 00:05
Arian Tahiri: Qytetarët e Mitrovicës më kanë kërkuar të kandidoj, mbështetja është e jashtëzakonshme
Lajme

Arian Tahiri: Qytetarët e Mitrovicës më kanë kërkuar të kandidoj, mbështetja është e jashtëzakonshme

11/09/2025 - 23:23
Arian Tahiri: Ndërtimi i dy urave mbi Ibër është shumë i dobishëm për qytetarët e Mitrovicës
Kryesore

Arian Tahiri: Ndërtimi i dy urave mbi Ibër është shumë i dobishëm për qytetarët e Mitrovicës

11/09/2025 - 23:17
Limaj për punimin e Dimal Bashës: S’mund të jesh bartës detyrash publike pasi ke njollosur historinë e kombit
Kryesore

Limaj për punimin e Dimal Bashës: S’mund të jesh bartës detyrash publike pasi ke njollosur historinë e kombit

11/09/2025 - 22:58
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Të shtëna në Ferizaj, tre të arrestuar

11/09/2025 - 22:42
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Kryesore

“Nuk është kryetar i Kuvendit tim”, Limaj kërkon urgjentisht shkarkimin e Dimal Bashës

11/09/2025 - 22:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë