Gjendja në deponinë e mbeturinave në Sferkë është stabilizuar, pasi ka përfunduar procesi i mbulimit të saj me rreth 24 mijë metra kub dhe.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë, e cila bëri të ditur se zjarri dhe tymi janë eliminuar plotësisht, ndërsa deponia tashmë ndodhet në gjendje stabile.
Sipas njoftimit, aktualisht po vazhdon procesi i ajrosjes së zonës, ndërsa situata është nën kontroll.
Sipas kompanisë, punimet janë realizuar në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilat parashihnin mbulimin e deponisë me dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe tymit.













