Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjakovë, ku në orët e mbrëmjes, një person ka rrahur të birin 19-vjeçar dhe vëllain e tij 47-vjeçar, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Madje, vëllai i të dyshuarit sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ka thyerje të brinjve si pasojë e sulmit kur hyri në mes të të dyshuarit i cili po e rrihte djalin e tij.
Prokuroria Themelore në Gjakovë tashmë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin prej 30 ditësh ndaj të pandehurit V.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
“Prokuroria njofton se “më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, djalit të tij, E.B. Pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë , me ç’ rast i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.3 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.













