James Rubin njofton se javën tjetër do të jetë në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili ka punuar edhe me presidentin amerikan, Bill Clinton, ka njoftuar se në javën e ardhshme do të jetë në Gjykatën Speciale të Kosovës për të dëshmuar në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçit.
Këtë e ka konfirmuar Rubin në një intervistë me gazetaren Christine Amanpour, teksa është pyetur se çfarë do të bëjë gjatë qëndrimit në Evropë.
“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme.”, ka deklaruar ai.
Fillimi i procesit të dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes nis me 15 shtator./GazetaExpress/