Pas pezullimit nga ShBA të Dialogut Strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Albin Kurtit, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka ftuar për qëndresë në raport me Amerikën.
Ai ka thënë se kush qëndron, fiton.
Postimi:
Para dy vjetëve e patën larguar FKS-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton.
Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!