Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ia kemi bërë të qartë direkt Kurtit përmes Prattipati, na duhet një partner që e kupton se duhen evituar veprimet destabiliuzuese

15/09/2025 - 18:04
në Kryesore, Lajme
A A
Ia kemi bërë të qartë direkt Kurtit përmes Prattipati, na duhet një partner që e kupton se duhen evituar veprimet destabiliuzuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën që lam pas kanë vendosur që të pezullojnë Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të konstatimit të tyre se Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti ka rritur tensionet dhe ka ndikuar në rritjen e destabilitetit, shkruan Gazeta Express.

BESNIK VELIJA

Lidhur me këtë vendim të Uashingtonit zyrtar, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se e Ngarkuara me Punë në Ambasadë, Anu Prattipati, ka zhvilluar takime në vazhdimësi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe se të njëjtit Qeveria e SHBA-së përmes këtyre takimeve në mënyrë direkte ia ka shprehur shqetësimet amerikane.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë për Gazetën Express se SHBA do të jetë gjithmonë një aleat i ngushtë i popullit të Kosovës dhe se janë të përkushtuar plotësisht për këtë partneritet. Megjithatë ky zëdhënës i DASH në përgjigjen për Gazetën Express ka thënë se SHBA kërkon nga partnerët e saj që të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë ky zëdhënës i DASH për Gazetën Expres.

Sa i përket Qeverisë në detyrë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se dëshirojnë që të lëvizin përpara, megjithatë potencojnë se kanë nevojë për një partner që kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lidhur me pyetjen nëse do të ketë ndonjë masë tjetër pasuese për qeverinë në detyrë, përfshirë edhe vetë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga DASH kanë thënë se do të vazhdojnë të vlerësojnë veprimet e Qeverisë në detyrë dhe se “s’kanë diçka më shumë për të shtuar në këtë moment”.

Gjithashtu kanë thënë nga DASH se si një rregull i përgjithshëm, nuk flasin paraprakisht për sanksionet.

‘Në përgjithësi, ne nuk paraflasim për sanksionet”, ka thënë ky zëdhënës i DASH për Gazetën Express.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Rryma për ne është në fakt tani llotaria e Vetvendosjes – Çdo dështim nacional në energji, sjell fat në llotari për tregti

Ymeri: Rryma për ne është në fakt tani llotaria e Vetvendosjes – Çdo dështim nacional në energji, sjell fat në llotari për tregti
17/03/2026 - 17:43

Ish-deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka komentuar mbi situatën e energjisë elektrike në vend, duke theksuar pasigurinë dhe rritjen e kostove për qytetarët. Sipas Ymerit,...

Më shumëDetails

Heqja e masave, vjen reagimi nga Glauk Konjufca

Heqja e masave, vjen reagimi nga Glauk Konjufca
17/03/2026 - 17:19

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur konfirmimin nga Komisioni i BE-së, për heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës.Me këtë rast është zhbllokuar...

Më shumëDetails

SPERTK i çon letër Kurtit e Muratit për përfshirjen e pagës së 13 për punonjësit e RTK‑së

SPERTK i çon letër Kurtit e Muratit për përfshirjen e pagës së 13 për punonjësit e RTK‑së
17/03/2026 - 17:08

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka kërkuar trajtim të barabartë për punonjësit e RTK-së në lidhje me pagën e 13, e paraparë për sektorin publik në Buxhetin...

Më shumëDetails

Çmimet në rritje dhe energjia, kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti

Çmimet në rritje dhe energjia, kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti
17/03/2026 - 16:51

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për, siç thotë ai, përkeqësim...

Më shumëDetails

Albin Kurti emëron Tijana Veljkoviqin zëvendësministre

Albin Kurti emëron Tijana Veljkoviqin zëvendësministre
17/03/2026 - 16:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Kryeministri Kurti e uroi Veljkoviq për detyrën...

Më shumëDetails

CNN: Këto gjëra po i bën ose mund t’i bëjë më të shtrenjta mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

CNN: Këto gjëra po i bën ose mund t’i bëjë më të shtrenjta mbyllja e Ngushticës së Hormuzit
17/03/2026 - 16:17

Çmimet e naftës janë rritur që kur sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit shtynë Teheranin ta bllokojë në mënyrë efektive Ngushticën jetike të Hormuzit. Rritja tashmë ka çuar në ngritjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë