Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ushtria amerikane e konfirmon dërgimin e vëzhguesve në ushtrimet ushtarake Bjellorusi – Rusi

17/09/2025 - 11:07
në Kryesore, Lajme
A A
Ushtria amerikane e konfirmon dërgimin e vëzhguesve në ushtrimet ushtarake Bjellorusi – Rusi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pentagoni të martën konfirmoi se disa zyrtarë ushtarakë amerikanë i vëzhguan ushtrimet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë të hënën, duke e pranuar ftesën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës më 2022.

Të hënën, agjencia e lajmeve “Reuters” dhe media të tjerë fotografuan zyrtarë ushtarakë amerikanë në Bjellorusi duke e përcjellë ushtrimin “Zapad-2025” bashkë me vëzhgues të shteteve të tjera. Bjellorusia është aleate e palëkundur e Rusisë dhe shërbeu si vendnisje për pushtimin e plotë rus të Ukrainës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Yunus-Bek Yevkurov, gjithashtu i përcolli nga afër ushtrimet në Bjellorusi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ambasada e ShBA-së në Minsk të Bjellorusisë mori një ftesë për atasheun tonë të mbrojtjes për të marrë pjesë në ushtrimin ushtarak Zapad-2025 në Bjellorusi si pjesë e Ditës së Vizitorit të Dalluar dhe ne e pranuam ftesën pas angazhimeve dypalëshe produktive rishtazi mes vendeve tona” – tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell.

Prania e oficerëve amerikanë, më pak se një javë pasi Polonia fqinje rrëzoi dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore, është shenja më e re se Uashingtoni po e synon ngrohjen e marrëdhënieve me Bjellorusinë.

Analistët perëndimorë të politikës së jashtme besojnë se Trumpi mund të jetë duke u përpjekur që ta largojë Bjellorusinë nga Rusia, strategji që gjerësisht shihet me pak gjasa për sukses, ose që t’i shfrytëzojë lidhjet e saj të ngushta me Moskën për të promovuar një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trumpi, i cili ka sugjeruar se hyrja e dronëve në Poloni mund të ketë qenë rezultat i një gabimi, javën e kaluar ia hoqi sanksionet kompanisë ajrore shtetërore të Bjellorusisë, “Belavia”, duke ia mundësuar servisimin dhe blerjen e pjesëve për aeroplanët e saj, në mesin e të cilëve ka edhe të prodhuesit “Boeing”.

Presidenti amerikan e mori këtë vendim pasi homologu i tij bjellorus, Aleksander Lukashenko, u pajtua që të lironte 52 të burgosur, përfshirë disa gazetarë e kundërshtarë politikë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë