
Një rrahje brutale ka ndodhur brenda Stacionit të Policisë në Prizren. Një qytetar shihet duke u futur brenda stacionit i lidhur me pranga teksa zyrtarë policorë e sulmojnë fizikisht.
Gazeta Insajderi, ka arritur të sigurojë pamjet ekskluzive nga brenda zyrës.
Siç edhe shihet nga pamjet qytetari është i prangosur futet në zyre nga katër policë, derisa njëri shihet qartazi duke e goditur me boks.










