Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, është arrestuar dje, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua që kishte kërkuar vendim mb.
Policia ka bërë me dije se e njëjta është liruar pas intervistimit.
“SULM -Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.