Sot, në pronën e Nemanja Radivojeviq- i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi.
I njëjti dyshohet si personi kryesor për shpërthimin e bombës nga e cila mbeti i vdekur heroi Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në Banjskë, raporton Klankosova.tv.
Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.
Po ashtu është publikuar edhe videoja nga uniformat ushtarake dhe armatimi që u gjet ditën e sotme në Zveçan nga Policia e Kosovës.













