
Të premten dhe të shtunën në Kosovë do të ketë temperatura ‘përvëluese’. Ditën e premte temperaturat do të jenë 37 gradë Celsius, ndërsa të shtunën 39 gradë Celsius.
Ditën e premte moti do të jetë i nxehtë pasi temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.
Dita e shtunë do të jetë me të vërtetë ‘përvëluese’, ku temperaturat do të shënojnë 39 gradë Celsius, sipas aplikacionit për parashikimin e motit në IOS.
Sipas meteorologëve kjo është si efekt i anticiklonit afrikan ‘Lucifer’.
Indeksi UV ne vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.
Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. /gazetametro.net











