Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmia dyditore e Paul Williams: Çfarë deklaroi në Gjykatën Speciale?

19/09/2025 - 09:42
në Kryesore, Lajme
A A
Dëshmia dyditore e Paul Williams: Çfarë deklaroi në Gjykatën Speciale?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, ka përfunduar dëshminë dyditore para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku foli për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, pozitën e Hashim Thaçit në delegacion dhe procesin e vendimmarrjes brenda strukturave të UÇK-së.

Williams ishte dëshmitari i dytë i mbrojtjes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me dy ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.

Gjatë ditës së dytë të dëshmisë, Williams iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues. Ai tha se delegacioni i Kosovës në Rambuje kishte rreth 16 anëtarë, duke përmendur mes të tjerëve Ibrahim Rugovën, Blerim Shalën, Hashim Thaçin, Rexhep Qosjen, Bujar Bukoshin, Edita Tahirin, Jakup Krasniqin dhe Bajram Kosumin.

Ai shtoi se kryesuesi u zgjodh me shumicë votash dhe se Thaçi u përzgjodh kryetar i delegacionit. I pyetur pse u zgjodh Thaçi në këtë post, Williams tha se në delegacion duhej dikush që përfaqësonte UÇK-në.

“Procesi i pavarësisë së Kosovës ishte shumëdimensional. Rugova ishte pacifisti që nuk e hapte gojën pa përmendur pavarësinë. Bukoshi po punonte në mënyrë më të nuancuar me amerikanët dhe evropianët. Ndërkohë, veprimi i aktorëve të armatosur joshtetërorë kishte rëndësi, si në çdo lëvizje për vetëvendosje. E pastaj ishte dimensioni i negociatave të paqes – aty duhej një figurë që përfaqësonte UÇK-në, por që dukej dhe vepronte si diplomat, negociator, partner i besueshëm”, dëshmoi ai.

Një nga pyetjet kryesore të trupit gjykues për Williamsin ishte nëse, nga pikëpamja juridike, miratimi i komandantëve lokalë ose rajonalë të UÇK-së ishte i nevojshëm për nënshkrimin e një marrëveshjeje nga Thaçi.

Williams tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë dispozite apo rregulli të tillë, duke shtuar se do të ishte “shumë i befasuar” nëse do të ekzistonte diçka e shkruar. Sipas tij, procesi ishte “më shumë normativ, kulturor, i bazuar në autoritet dhe pushtet, e më pak në rregulla të shkruara”.

Juristi amerikan u pyet nga trupi gjykues edhe për rolin e Rugovës në procesin e Rambujesë. Ai tha se u bë këshilltar pro bono i delegacionit, me kërkesë të Rugovës – që e cilësoi si figurë të respektuar.

“Çdo bisedë e një ndërkombëtari me të fillonte dhe mbaronte me dy fjali: pavarësi dhe mospërdorim të forcës. Rugova luajti një rol të rëndësishëm në Rambuje duke përfaqësuar popullin e Kosovës. Ai mishëronte pacifizmin dhe aspiratën për pavarësi, por nuk ishte negociator”, u shpreh juristi amerikan.

Në ditën e parë të dëshmisë, Williams e kishte përshkruar veprimtarin politik dhe aktivistin për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, si person me “peshë ideologjike” në UÇK.

Demaçi e kishte kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar që të përfshihej edhe pavarësia e Kosovës.

Ndërkaq, në ditën e dytë të dëshmisë ai tregoi se gjatë procesit në Rambuje, anëtarët e delegacionit e kishin informuar se Thaçi kishte udhëtuar për në Slloveni për t’u takuar me Demaçin, një hap që e përshkroi si “të domosdoshëm politikisht dhe kulturalisht” për të zbutur kundërshtimet ndaj marrëveshjes.

“Kjo ishte e domosdoshme sepse Demaçi fliste shumë nga jashtë si figurë ideologjike. Thaçi duhej të tregonte se po e angazhonte atë. Nuk kam krijuar përshtypjen se kërkohej miratimi i tij ose një konsultim formal – ishte një hap i nevojshëm për të vazhduar përpara”, tha Williams, duke shtuar se largimi i Thaçit nga kështjella shkaktoi shqetësime.

Gjatë seancës më 18 shtator, gjykata citoi edhe pjesë nga një dokument i përgatitur nga Williams dhe Mark Weller – po ashtu këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje – ku kërkohej bashkëpunim i plotë me Tribunalin për ish-Jugosllavinë (ICTY), përfshirë arrestimin dhe transferimin e personave të akuzuar dhe qasje të pakufizuar për hetime.

Williams konfirmoi se Thaçi e kuptonte dhe e mbështeste këtë, madje edhe nëse kjo do të përfshinte hetimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Por, i pyetur nëse UÇK ose qeveria e përkohshme kishin bashkëpunuar realisht me Tribunalin për arrestime apo transferime, ai tha se nuk mban mend shembuj konkretë dhe shtoi se nuk dëshiron që të spekulojë.

Gjykata i paraqiti gjithashtu Williamsit deklarata publike nga fundi i vitit 1998 dhe fillimi i vitit 1999, përfshirë intervista në “Zërin e Kosovës”, ku udhëheqës të UÇK-së kritikonin kryeministrin në mërgim të Kosovës, Bujar Bukoshin dhe “institucionalistët” për menaxhimin e fondeve nga diaspora dhe mungesën e mbështetjes për UÇK-në. Williams tha se nuk kishte prova për keqpërdorim ose për financim të dezertimeve, por pranoi se tensionet për çështjen e fondeve ekzistonin dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës i kishte mbledhur kryesisht për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë në sistemin paralel.

Gjatë ditës së parë të dëshmisë së tij, Williams deklaroi se Thaçi nuk kishte ndikim mbi komandantët lokalë të UÇK-së. Sipas tij, Thaçi “nuk kishte autoritet të nënshkruante marrëveshjen pa miratimin e komandantëve rajonalë”.

Edhe dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë treditore tha se ish-presidenti i Kosovës kishte rol kryesisht politik dhe se i duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime.

Në mbrojtje të ish-eprorëve të UÇK-së pritet të dëshmojnë edhe disa dëshmitarë të tjerë, përveç Rubinit dhe Williamsit.

Dëshmitari i radhës i thirrur nga ekipi mbrojtës i Thaçit do të dalë para gjykatës më 22 shtator.

Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së./REL

JU REKOMANDOJMË

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim
07/07/2026 - 13:20

Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i...

Më shumëDetails

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës
07/07/2026 - 13:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur lule pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Morinë të Gjakovës, në nderim të dëshmorëve...

Më shumëDetails

Bytyqi e AAK-së: Nëse vazhdon kjo lojë e LVV-së, vendi do të shkojë në zgjedhje sërish

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
07/07/2026 - 13:01

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi ka komentuar deklaratat e djeshme që erdhën nga LVV-ja se i kanë se i votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen...

Më shumëDetails

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”
07/07/2026 - 12:13

Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk do të figurojë si pjesë e Serbisë në të dhënat e autoriteteve gjermane. Kjo pasaktësi është korrigjuar nga Autoriteti Federal i...

Më shumëDetails

“Kosova ndër top-vendet me rritjen ekonomike”, Murati shpërndan analizën kritike për importin e lartë të Kosovës

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
07/07/2026 - 12:01

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shpërndarë një artikull të Euronews, që duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka vlerësuar se Kosova pritet të jetë ndër top-shtetet...

Më shumëDetails

SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank
07/07/2026 - 11:35

Një kompani me seli në Prishtinë, Kryon.83, me seli në Prishtinë dhe Tiranë, është goditur nga SPAK pasi pronari i saj dyshohet se është përfshirë në një skemë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë