Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Qeveria Kurti pa karakter, pa dije, pa guxim e veprim

21/07/2022 - 19:14
në Lajme
A A
Krasniqi: Qeveria Kurti pa karakter, pa dije, pa guxim e veprim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot në Kuvend se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta dhe që përmes rezolutave po provojnë të fshihen nga qeverisja e mirëfilltë.

Sipas Krasniqit, Kuvendi më së miri flet përmes ligjeve, por dinamika e lodhtë e kësaj mazhorance, që ka kaq shumë numra e s’ka kuorum për ligje, e ka pru punën që Kuvendi sot me folë me Rezoluta.

“S’ka kurrgjë të keqe nga një Rezolutë, por kjo Rezolutë nga mazhoranca, me të cilën e mëson qeverinë që e ka votua vetë, se çka me ba e qysh me u sjellë në një rrethanë të caktuar, para se të flasë për karakterin e rezolutës, flet për karakterin e Qeverisë. Për më tepër, me këtë rezolutë edhe pse mbështetësi i Vetëvendosjes s’ju beson syve, i bien që Mimoza po e mëson Albinin çka me ba”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, duke folur për krizën e paralajmëruar ekonomike, Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti në vend sa ta pranoj inflacionin si një problem makroekonomik dhe t’i qaset me instrumente të politikave ekonomike, kanë zgjedhur një qasje komplet të gabuar dhe qëllimisht të gabuar, duke u munduar ta minimizoni këtë problem në diçka që lidhet me abuzues të çmimeve.

“Ju keni abstenuar nga instrumentet fiskale që i keni në dispozicion, dhe këtë paaftësi tuajën po përpiqeni ta kompensoni duke u përpjekur ta gjeni fajtor, i cili ju mjafton si etiketë për të vendosë politikë të kontrollit të çmimeve”, ka thënë Krasniqi në Kuvendin e Kosovës.

“Një qeveri e tillë, të dashur qytetarë, numrat i ka, por karakter jo. As dije as vetëdije. As guxim, as veprim”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, para se me ardhë në këtë pikë, që me vendosë kontroll të marzhës së profitit apo çmimeve, do të duhej që Qeveria të ofronte një evidencë dhe analiza profesionale që dëshmojnë se rritja e çmimeve është rezultat i abuzimit me marzhat e profitit dhe jo për shkak të zhvillimeve të tregut.

Më tej, Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë se është nevojë urgjente dhe e domosdoshme që të ndërmerren dy gjëra: “Pezullimi i akcizës dhe zbritja e TVSH-së në produktet e naftës nga 18% në 8% për një periudhë të caktuar kohore. Në këtë mënyrë mund të kemi një zbritje domethënëse të çmimit të naftës për rreth 50 cent në litër; dhe lirimi nga TVSH-ja e mallrave esenciale të konsumit për një periudhë të caktuar kohore”.

Krasniqi e ka ftuar Qeverinë që të ketë parasysh propozimet e PDK-së, sepse dimri po vjen shumë shpejtë dhe kriza me të cilën pritet të ballafaqohen qytetarët është shumë e lartë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë