Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu – Kurtit: Opozita nuk po i stërmadhonë gjërat, por po e informon qytetarin – Në çdo vend demokratik, politikanët si ti do të përfundonin në burg

19/09/2025 - 14:52
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu – Kurtit: Opozita nuk po i stërmadhonë gjërat, por po e informon qytetarin – Në çdo vend demokratik, politikanët si ti do të përfundonin në burg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se nuk janë prishur me Amerikën, por që sipas tij, mes tyre ka dallime dhe theksoi se opozita po i stërzmadhon çëshjet.

Lidhur me këto deklarata, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila thotë se Kurti e ka futur Kosovën në një qorrsokak instiucional dhe diplomatik.

Musliu thotë se Kurti po i realizon strategjitë e Akademisë së Shkencave të Serbisë, ku thekson se për këtë një ditë do të mbajë përgjegjësi.

“Albin Kurti e ka futur Kosovën në një qorrsokak institucional dhe diplomatik. Kjo është e vërteta e hidhur e cila nuk mumd të kamuflohet me lojëra fjalësh. Me apo pa qëllim Albin Kurti po i realizon strategjitë e Akademisë së Shkencave të Sërbisë dhe për këtë një ditë do të mbajë përgjegjësinë”, tha ajo.

Por sa i përket deklaratës së Kurtit se opozita po i stërmadhon gjërat, Musliu thotë se është e kundërta dhe se gjithmonë e ka informuar rregullisht opinonin dhe thekson se opozita është treguar shumë e butë përgjatë pesë viteve të fundit.

Ajo thotë se Kurti nuk e meriton konstruktiviteitin e opozitës, dhe duhet të përballet me metodat që vet ai i ka shëndrruar në norm, ku vlerëson se fajtor për gjithë këtë katrahurë është Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar.

“Sa i përket sulmeve ndaj opozitës, duhet të theksoj se opozita nuk është duke i stërzmadhojë gjërat, përkundrazi, edhe pse e ka informuar rregullisht opinionin, është treguar shumë e butë përgjatë pesë viteve të fundit. Albin Kurti nuk e meriton konstruktivitetin tonë. Ai duhet të përballet me të njëjtat metoda që ai vet i ka shndërruar në normë. Sot Kosova është në krizë institucionale, juridike, diplomatike dhe ekonomike. Fajtor për këtë katrahurë është Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar”, u shpreh ajo.

Deputetja thotë se në çdo vend demokratik të botës, politikanët si Albini dhe ministrat e tij do të përfundonin në burg dhe shprehet e bindur se heret a vonë aty do të përfundojnë.

Musilu thkeson se nëse sot i mbyllim sytë, nesër do të jetë vonë, ku shpreson se populli i Kosovës nuk do të bie pre e rrenave të Kurtit përmes të cilave po e shkatërron Kosovën.

“Në çdo vend demokratik të botës, politikanët si Albini dhe ministrat e tij do të përfundonin në burg dhe jam e bindur se herët a vonë aty do të përfundojnë. Kosova është çliruar dhe është ndërtuar me shumë sakrificë dhe për mbrojtjen e saj nuk është vetëm opozita përgjegjëse. Për mbrojtjen e Kosovës jemi të gjithë përgjegjës. Nëse sot i mbyllim sytë, nesër do të jetë vonë. Shpresoj që populli i Kosovës mos të bie më pre e rrenave të tij përmes të cilave po e shkatërron Kosovën dhe reputacionin e saj”, përfundoi Musliu për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë