Sonte po zhvillohet debati për zgjedhjet lokale në Mitrovicë në televizionin Kanal 10, ku kandidatët për kryetar po përballen me njëri tjetrin.
Kandidati i Guxo dhe Vetëvendosjes, Faton Peci, ka folur për çështjen e pronave në disa lokalitete që siç thotë do ta zgjidh si kryetar komune, por që ka ardh kundërpërgjigja e kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, i cili i ka thëë se kjo është çështje e Agjencisë Kadastrale dhe nuk është fare kompetencë e komunës së Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.