Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës

21/09/2025 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ringjallur zgjidhjen me dy shteteve.

Market Florenti
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar sot se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, raporton BBC.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, deklaroj – si kryeministër i këtij vendi – se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës” – u shpreh ai në një video-paraqitje.

Më herët gjatë ditës, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-ës që mori këtë hap, ndërsa menjëherë pas saj erdhi edhe vendimi i Australisë.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se kjo është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët me Kanadanë dhe Britaninë për të mbështetur një zgjidhje ndërkombëtare.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi: “Nga sot, Kanadaja njeh shtetin e Palestinës.”

Kundërshtime për këtë hap kanë ardhur nga Izraeli, ku kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar më parë se njohja e shtetit palestinez “shpërblen terrorin e Hamasit” dhe “forcon refuzimin e tyre për të liruar pengjet.”

Edhe familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza janë shprehur të shqetësuara. Në një letër të hapur drejtuar Keir Starmer-it, ato kanë theksuar se njohja “e ndërlikon përpjekjen për të kthyer në shtëpi të dashurit tanë.”

Starmer theksoi se ky vendim nuk është një shpërblim për Hamasin, dhe shtoi se ka takuar familjet britanike të pengjeve që ndihen të torturuara çdo ditë nga situata në Gaza. “Pengjet duhet të lirohen menjëherë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për t’i kthyer ata në shtëpi,” tha ai.

“Thirrja jonë për një zgjidhje të sinqertë është e kundërta e vizionit plot urrejtje të Hamasit,” shtoi Starmer.

Ndërkohë, ofensiva tokësore e Izraelit në qytetin e Gazës vazhdon. Ushtria izraelite (IDF) njoftoi më herët se ka kapur dy raketa të lëshuara nga veriu i Rripit të Gazës. BBC

JU REKOMANDOJMË

Me sëpatë në objektin e Komunës së Shtimes: Kanos punonjësit dhe dëmton sportelin, i dyshuari ndalohet 48 orë
Lajme

Me sëpatë në objektin e Komunës së Shtimes: Kanos punonjësit dhe dëmton sportelin, i dyshuari ndalohet 48 orë

27/12/2025 - 08:25
Parashikimi i motit për nesër dhe ditën e zgjedhjeve
Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditën e zgjedhjeve

26/12/2025 - 23:05
Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë
Kryesore

Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

26/12/2025 - 22:47
Komuna e Prishtinës njofton se Ministria e Financave ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë
Lajme

Përparim Rama për Albin Kurtin: Ideologjia e tij është 120 vjet e vjetër

26/12/2025 - 22:15
Bedri Hamza: Unë nuk premtoj atë që nuk mund ta realizoj, do ta rikthej partneritetin strategjik me SHBA-në
Lajme

Bedri Hamza: Unë nuk premtoj atë që nuk mund ta realizoj, do ta rikthej partneritetin strategjik me SHBA-në

26/12/2025 - 22:06
Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi
Lajme

Autoblinda “Shota” e Shqipërisë do të prodhohet edhe në Kosovë, njofton Maqedonci

26/12/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë