Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mjerim: Përparim Rama boton shkrim tek mediumi pronari i së cilës u dënua për mashtrim dhe rrena, e quan “media prestigjioze botërore”

22/09/2025 - 10:32
në Kryesore, Lajme
A A
Mjerim: Përparim Rama boton shkrim tek mediumi pronari i së cilës u dënua për mashtrim dhe rrena, e quan “media prestigjioze botërore”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i zhytur në afera korruptive e cak i kritikave për qeverisje të dobët lokale, po tenton ta lartësojë figurën e tij. Rama ka tentuar ta paraqes mediumin ‘Washington Reporter’ si medium prestigjioz botëror, pronari i së cilës, Jacob Wohl, është dënuar për mashtrim dhe përshkruhet si “konspiracionist” e i djathtë ekstrem.

“Mirëmëngjesi nga Prishtina, e titujve në mediet prestigjioze botërore. Sepse ky është vizioni im për kryeqytetin, si pjesë e politikave progresive botërore, jo arenë e mendësisë bllokuese. Sepse qytetarët e Prishtinës janë qytetarë të botës“, thuhet në postimin e Ramës në ‘Facebook’, ku prezanton një opinion editorial të tijin në mediumin ‘Washington Reporter’.

Mjerim: Përparim Rama boton shkrim tek mediumi pronari i së cilës u dënua për mashtrim dhe rrena, e quan "media prestigjioze botërore" - Insajderi - sccc

Siç duket, Rama ka gënjyer qytetarët e Prishtinës për kredibilitetin e mediumit, për ta ngritur figurën e tij sa më lart. Ky medium kategorizohet si i ekstremit të djathtë, bazohet në propagandë dhe vlerësohet si i dyshimtë për raportim faktik, sipas platformës Media Bias/Fact Check.

Mjerim: Përparim Rama boton shkrim tek mediumi pronari i së cilës u dënua për mashtrim dhe rrena, e quan "media prestigjioze botërore" - Insajderi - image 166

Megjithatë, e keqja s’mbaron me kaq. Pronari i këtij blogu, Jacob Wohl, është i dënuar për mashtrim bashkë me partnerin e tij në biznes, Jack Burman. Siç raporton Politico, më 2022-ën të dytë u dënuan për mashtrim të rëndë në fushën e telekomunikacionit, pasi drejtuan një fushatë thirrjesh automatike në lagjet kryesisht me ngjyrë në disa shtete, duke u thënë atyre të mos votonin me postë. Një gjyqtar i Ohajos urdhëroi që ata të kalonin 500 orë duke regjistruar njerëzit për të votuar, dhe Komisioni Federal i Komunikimeve i gjobiti ata me pesë milionë dollarë.

Siç evidenton më tej ky medium, gjatë vitit 2020 Wohl dhe Burman punësuan aktorë për të organizuar një bastisje të rreme nga ana e FBI në shtëpinë e Burkman. Të dy mashtruan gazetën ‘The Washington Post’ që ta shkruante incidentin e rremë.

Mjerim: Përparim Rama boton shkrim tek mediumi pronari i së cilës u dënua për mashtrim dhe rrena, e quan "media prestigjioze botërore" - Insajderi - image 167

Një vit më parë, Wohl u akuzua në Kaliforni për shitjen e një letre me vlerë të paregjistruar. Ai u deklarua fajtor për katër akuza për krime dhe u dënua me dy vjet lirim me kusht, sipas të dhënave të gjykatës në Qarkun Riverside.

Wohl dhe Burkman tërhoqën vëmendjen disa vite më parë duke u përpjekur të fajësonin figura të shumta publike, përfshirë ish-Këshilltarin Special Robert Mueller dhe ish-Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg, për sulme seksuale. Ata kryen fushata të tjera shpifjesh, përfshirë punësimin e një gruaje për të thënë se Anthony Fauci e kishte sulmuar atë.

Ndër teoritë konspirative që Wohl ka shtyrë përpara përfshijnë thënien në vitin 2020 se Biden kishte rezultuar pozitiv për Covid dhe do të vdiste brenda 30 ditësh, se Senatorja Elizabeth Warren (D-Mass.) kishte lidhje dashurie me një ish-marins dhe se ish-zv. presidentja Kamala Harris nuk ishte e kualifikuar për të kandiduar për presidente në ciklin e vitit 2020.

Mjerim: Përparim Rama boton shkrim tek mediumi pronari i së cilës u dënua për mashtrim dhe rrena, e quan "media prestigjioze botërore" - Insajderi - image 168

Përparim Rama në prag të mbledhjes jubilare të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mban “ders” për qeverisje të mirë lokale. Aty përmend gjelbërimin dhe menaxhimin e mbeturinave, probleme këto që kanë karakterizuar kryeqytetin për katër vite.

“Prishtina, si shumë qendra urbane, po investon në transport të qëndrueshëm, energji të pastër dhe hapësira të gjelbra publike. Projekte të tilla si zgjerimi i bulevardeve miqësore për këmbësorët, mbjellja e mijëra pemëve dhe modernizimi i menaxhimit të mbeturinave tregojnë se si zhvillimi nuk është një premtim abstrakt, por një realitet i dukshëm i përditshëm“, thuhet ndër të tjera në shkrimin editorial të Ramës.

Rama po ashtu flet edhe për ajrin e pastër, teksa Prishtina përgjatë stinës së dimrit vazhdon të radhitet në mesin e shteteve më të ndotura në botë. Ajo çfarë është më qesharake, Rama flet edhe për zvogëlim korrupsioni, teksa kontrata për Arkitektin e Kryeqytetit në vlerë prej 12 milionë euro po hetohet nga Prokuroria Speciale.

“Kur një komunë siguron autobusë të sigurt për studentët, ajër të pastër për fëmijët ose qasje në shërbime dixhitale për të moshuarit, ajo po mbron të drejtat më themelore të njeriut. Po kështu, kur korrupsioni i bllokon qytetarët nga qasja e drejtë në këto shërbime, të drejtat zvogëlohen“, thuhet në shkrimin e tij.

“Si kryetarë komunash, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë. Nga Prishtina në Nju Jork, nga qytetet e vogla në kryeqytetet e mëdha, qytetet janë laboratorët e gjallë të paqes, zhvillimit dhe të drejtave. OKB duhet ta përqafojë këtë realitet. Sepse “më mirë së bashku” nuk është vetëm një slogan për udhëheqësit globalë, është një e vërtetë e jetuar në çdo rrugë ku qytetarët mblidhen, lidhen dhe ndërtojnë një të ardhme të përbashkët”, vijon ndër të tjera Rama./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë