Personi që u qëllua me pushkë gjuetie në Viti, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia.
Njoftimi:
Raport shtesë:
VRASJE E RËNDË
Fsh. Debelldeh, Viti 18.09.2025 – 14:25. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.













