Komuna e Graçanicës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për furnizimin me një aparaturë për heqjen e qimeve me laser, e cila do të vendoset në Spitalin e Graçanicës.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, autoriteti kontraktues ka përzgjedhur operatorin ekonomik MADEKOS SH.P.K., ndërsa vlera e kontratës është 49,850 euro. Kontrata është dhënë më 29 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 30 korrik 2026, shkruan IndeksOnline.

Në garë për këtë tender kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata është dhënë me kriterin e çmimit më të ulët.
Sipas dokumenteve të prokurimit, pajisja do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve të heqjes së qimeve me laser në Spitalin e e Graçanicës.












