
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vizituar kompaninë SPEEX Education, ku qindra të rinj të kësaj komune janë aftësuar në programim dhe gjuhë të huaja.
Idrizi ka premtuar 1 milion euro buxhet për rininë në mandatin e dytë.
“1 milion euro do të jetë buxheti i mandatit tonë të dytë, i dedikuar për ata që janë e ardhmja jonë. Pas 12 tetorit, këtë e bëjmë realitet, sepse rinia jonë meriton ma mirë.” – ka shkruar Idrizi.
Idrizi ka bërë të ditur se në mandatin e kaluar ka ndarë rreth 700 mijë euro për aftësim profesional, kurse të gjuhëve të huaja e programim, si dhe në bursa e shpërblime për rininë tonë.
“Rreth 700 mijë euro gjatë 4 viteve i kemi investuar në aftësim profesional, kurse të gjuhëve të huaja e programim, si dhe në bursa e shpërblime për rininë tonë. Si rezultat i kësaj, mbi 3 mijë të rinjve u kemi krijuar mundësi që të depërtojnë më lehtë në tregun e punës.- theksoi Idrizi.
“Një nga premtimet më të përzemërta për mandatin tim të ri e bëra publik pikërisht në SPEEEX Education, ku qindra të rinj të Vushtrrisë janë aftësuar në programim dhe gjuhë të huaja. Përveç këtij institucioni, rinia jonë është aftësuar edhe në qendra të tjera të licensuara për gjuhë të huaja dhe në qendra të aftësimit profesional si Diakonie Training Center.” – vazhdon tutje Idrizi.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/v/16f8vXrwwW/?mibextid=wwXIfr