Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestime, aktakuzë, zhvatje – Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive

23/09/2025 - 11:38
në Lajme
A A
Arrestime, aktakuzë, zhvatje – Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po përballet me akuza për korrupsion lidhur me një projekt rrugor që është bërë pjesë e debateve televizive dhe diskutimeve publike. Bëhet fjalë për një tender të dhënë për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, për të cilin janë bërë pagesa të konsiderueshme, ndërsa punimet nuk janë realizuar siç ishte paraparë në kontratë.

Hetimet për këtë rast u intensifikuan pas raportimeve ekskluzive të Gazetës Insajderi, pasuan arrestime e ngritje të aktakuzës.

Si rezultat, Prokuroria Themelore në Prizren urdhëroi arrestimin e tre personave: drejtorin e Shërbimeve Publike Enver Shabani, zyrtarin komunal Berat Kabashi dhe biznesmenin Bujar Seferaj.

Të tre tashmë përballen me aktakuzë për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim në prokurim publik.”

Rasti ka të bëjë me një kontratë të nënshkruar më 17 prill 2022 në vlerë prej 72,213 euro, për ndërtimin e dhjetë rrugëve në Mushtisht: Rexhep Velia, Molika, Shaljanët, Tafa, Ilaz Shala, Gentiana, Haxhi Shania, Avdyl Aga, Jetush Shala dhe Kovaqi. Kompania “SEFERI-CO” sh.p.k. ishte kontraktuar për të kryer punimet, por pavarësisht pagesës, disa nga rrugët e kontraktuara nuk u shtruan fare.

Arrestime, aktakuzë, zhvatje - Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive - Insajderi - rruga e pashtruar

Në vend që të kërkonte përgjegjësi për zbatimin e kontratës ekzistuese, Komuna e Suharekës hapi një tender të ri më 24 mars 2023, kësaj radhe në vlerë prej 150 mijë euro, përsëri për ndërtimin e po të njëjtave rrugë.

Kur Insajderi kontaktoi zyrtarët komunalë për të kërkuar sqarime, ata nuk kthyen përgjigje dhe shmangën komunikimin, duke lënë shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si është menaxhuar ky projekt dhe si është përdorur paraja publike.

Keqpërdorime me paranë publike – Pas raportimit të Insajderit, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës dhe biznesmenit të përfshirë

Në nëntor të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës – Enver Shabanit dhe Berat Kabashit – si dhe biznesmenit Bujar Seferaj, pas raportimeve të Gazetës Insajderi dhe hetimeve që pasuan. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, në lidhje me një tender për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht.

Sipas aktakuzës, nga maji 2022 deri në prill 2023, zyrtarët kishin shkelur me dashje Ligjin për Prokurimin Publik, duke hartuar dokumente të rreme dhe duke pranuar formalisht punime që nuk ishin kryer në terren. Komuna kishte paguar mbi 72 mijë euro për rrugë që, sipas kontratës, duhej të ishin shtruar, por ato nuk ishin realizuar deri në momentin kur nisën hetimet.

Pasi u ndërmorën veprimet hetimore, të dy zyrtarët dhe operatori ekonomik tentuan të shtrijnë rrugët me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale. Megjithatë, një ekspertizë në fushën e ndërtimit konstatoi se punimet ishin nën standardin e kërkuar – me trashësi më të vogël asfalti dhe mbushje të papërputhshme me kontratën, duke shkaktuar dëme materiale.

Çfarë dëmi u shkaktua dhe si funksionoi skema?

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, zyrtarët komunalë të Suharekës dhe përfaqësuesi i kompanisë “SEFERI-CO” dyshohen se kanë kryer veprime të qëllimshme për përfitim të kundërligjshëm, duke manipuluar dokumentacionin dhe duke simuluar realizimin e punimeve që, në terren, nuk ishin kryer fare ose ishin kryer pjesërisht.

Prokuroria pretendon se Berat Kabashi (menaxher i kontratës) dhe Enver Shabani (mbikëqyrës i projektit), në bashkëpunim me biznesmenin Driton Seferaj, kanë hartuar procesverbale dhe raporte teknike fiktive, të cilat më pas janë përdorur për të justifikuar pagesa publike për punime të parealizuara.

Konkretisht, Driton Seferaj ka dorëzuar dy fatura: Një në vlerë prej 15,000 euro (më 13.09.2022) dhe një tjetër prej 9,945.32 euro (më 20.12.2022).

Këto pagesa janë bërë nën pretendimin se punimet janë kryer sipas kontratës, ndërsa ekspertiza profesionale ka vërtetuar se ato nuk ishin realizuar.

Nga analiza e të gjitha faturave dhe punimeve të pretenduara, ka rezultuar se vlera reale e punimeve të kryera ishte për 13,272.66 euro më e ulët sesa vlera e kontraktuar dhe e faturuar.

Për më tepër, këto punime që nuk ishin realizuar siç ishte kontraktuar, u rifaturuan dhe u ri-tenderuan më vonë, përmes një kontrate të re të datës 22.11.2022, nën projektin “Ndërtimi i rrugëve lokale – faza e dytë”, duke sjellë dyfishim të kostos për buxhetin komunal.

Pikërisht për rrugët që janë përmendur në aktakuzë, kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka ngritur dyshime publike gjatë një debati televiziv.

Ai ka akuzuar se një kompani është paguar për punime infrastrukturore, ndërkohë që rrugët në fjalë kanë mbetur të pashtruara.

“Paguhet firma, rruga është e pashtruar. Firma i ka marrë paratë. Kjo ndodh në shumë rrugë të Suharekës,” u shpreh Shala gjatë debatit.

Kryetari aktual, Bali Muharremaj, i cili garon për një mandat tjetër, i mohoi akuzat dhe vuri në dyshim vlefshmërinë e dëshmive vizuale të prezantuara nga kundërshtari i tij, duke pretenduar se ato mund të jenë të vjetra.

“Këto fotografi ka mundësi të jenë bërë para 15-20 vjetësh,” deklaroi Muharremaj.

Megjithatë, sipas disa qytetarëve të Suharekës, fotografitë në fjalë janë shkrepur në shtator të këtij viti./Insajderi

Arrestime, aktakuzë, zhvatje - Kjo është historia e rrugës për të cilën po akuzohet Bali Muharremaj në debate televizive - Insajderi - image 181 1

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Ky kuvend është i gabuar sepse erdhi si i njëanshëm dhe në kohë sfiduese për Republikën

Abdixhiku: Ky kuvend është i gabuar sepse erdhi si i njëanshëm dhe në kohë sfiduese për Republikën
30/07/2026 - 18:58

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku është duke mbajtur fjalim në Kuvendin e LDK-së. AI tha se ky Kuvend është i gabuar sepse është thirrur në mënyrë të njëanshme....

Më shumëDetails

Abdixhiku: E rëndë të qëndrosh përballë njerëzve me të cilët ke ecur gjatë, për të rrëzuar njërin prej nesh

Abdixhiku: E rëndë të qëndrosh përballë njerëzve me të cilët ke ecur gjatë, për të rrëzuar njërin prej nesh
30/07/2026 - 18:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ka folur për periudhën e udhëheqjes së tij...

Më shumëDetails

Gazmend Muhaxheri flet para nisjes së Kuvendit, thotë se për shkarkimin ose jo të Abdixhikut vendosin delegatët

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut
30/07/2026 - 18:31

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur para nisjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm. Ai ka thënë se pret një proces demokratik dhe se sipas tij s’do të ketë...

Më shumëDetails

Abdixhiku arrin në Kuvendin ku do të vendoset për fatin e tij: Do të flas brenda për të gjitha çështjet

Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku
30/07/2026 - 18:16

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë ku do të vendoset për fatin e tij. Abdixhiku s’ka pranuar që t’iu përgjigjet pyetjeve...

Më shumëDetails

Kuvendi i LDK-së, ja çfarë thotë ish-kryetari Isa Mustafa

Mustafa: Periudha e talljes u anulua, Dehari s’ka legjitimitet
30/07/2026 - 18:06

Lidhja Demokratike e Kosovës, në orën 18:00, do ta vërë edhe një herë në provë kryetarin e saj aktual, Lumir Abdixhiku, për të parë nëse do t’i marrë...

Më shumëDetails

Gashi para Kuvendit të LDK-së: Nivel i ri i politikbërjës në Kosovë, sot s’flasim për kandidat

Gashi para Kuvendit të LDK-së: Nivel i ri i politikbërjës në Kosovë, sot s’flasim për kandidat
30/07/2026 - 18:02

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar para fillimisht të Kuvendit të kësaj partie. Gashi për media, tha se mendon që procesi do të jetë demokratik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë