Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha dyshohet se u rrahë mbrëmë në xhami nga tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.
Derisa tre të dyshuarit ndodhën në ndalim për 48 orë imami është duke u trajtuar në QKUK. Ai ka pësuar frakturë (thyerje) në tri vende në kokë si dhe e plagosur i ka mbetur edhe dora e djathtë.
Rreth orës 02:45 pas mesnate imami i është nënshtruar edhe një operacioni.
Kështu thanë burime të Insajderit, e të cilat më pas u konfirmuan edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti pas vizitës që i bëri sot imamit në QKUK.
Burimet thanë se deri tek rasti i rrahjes brutale ka ardhur pasi tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si ekstremistë fetarë.
Kjo dyshohet të jetë arsyeja që tre vëllezërit Murturi e rrahën imamin
Rasti në polici ishte raportuar nga Atdhe Murturi, i cili ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, duke thënë se e kishte gjetur të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.
Asnjëri nga vëllezërit nuk e ka pranuar fajin













