
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dje kanë zhvilluar seancën e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Të pranishëm në seancë ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti II.
Aty nuk mungoi as ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Por vëmendja e saj për seancën dukej të ishte e ulët, pasi ajo shfrytëzoi rastin për një zë gjumë.
Por derisa ministrja e Ekonomisë shfrytëzon rastin për gjumë edhe në Kuvend, janë dy anëtarë tjerë të ekzekutivit qē nuk flen as natën.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk fle as natën për shkak të gajleve.
Kështu ka deklaruar vet kryeministri Kurti që tha se Besnik Bislimi nuk fle për shkak të gajleve të rrymës në veri.
E problemin e gjumit natën e ka edhe ministrja Rozeta Hajdari./VERIU.INFO/












