Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

24/09/2025 - 12:00
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar e udhëhequr nga prokurorja Kimberly West ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin në rastin në të cilin së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në kërkesën e dorëzuar më 22 shtator 2025, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi ka kryer vepra penale që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Për ta mbështetur këtë arsyetim, Prokuroria është bazuar edhe në vendimin për konfirmimi e aktakuzës në këtë rast. Sipas tyre, asnjë rrethanë tjetër nuk ka ndodhur që prej atij vendimi që mund ta ndryshojë këtë përcaktim.

Për Thaçin, Prokuroria thotë së është i vetëdijshëm për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij dhe se ai e di që në rast që shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të gjatë. Përveç kësaj, Prokuroria, rrezikun e arratisjes së Thaçit e arsyeton edhe me akuza e konfirmuara ndaj tij që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Përveç kësaj, Prokuroria thotë se Thaçi paraqet rrezik jashtëzakonisht të lartë për të penguar procedurat në këtë proces dhe se përfundimi i çështjes së Prokuroria dhe mbrojtësit të viktimave nuk e zhduk këtë rrezik.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët mbeten të rrezikuar që të ndikohen edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre; si përpjekje për hakmarrje, ose nxitje për të tërhequr dëshminë apo përpjekje për të ndërhyrë në procedura paralele.

Gjithashtu, Prokuroria përmend edhe pretendimet e saj se Thaçi ka shkelur edhe urdhrat gjyqësor duke nxjerrë informacione konfidenciale lidhur me procedurat dhe dëshmitarët tek persona të tjerë.

“Për më tepër, klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe e ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë vazhdon, të cilën Gjykata e Apelit e ka pranuar si një “rrethanë kontekstuale” të rëndësishme. Gjetje të ngjashme janë bërë në Aktgjykimin ndaj Mustafës dhe në Aktgjykimin e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj. Paneli Gjyqësor në rastin Gucati dhe Haradinaj konsideroi se “mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje aktive dhe kritike në Kosovë”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Përveç kësaj, Prokuroria u mbështet edhe në dëshminë e ekspertit të mbrojtjes në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt, Robert Reid, i cili kishte theksuar se në mbi 20 vite në fushën e tij, nuk kishte parë kurrë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, kjo klimë e frikësimit të dëshmitarëve vazhdon të ekzistojë në Kosovë edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre duke iu referuar edhe raportimeve në media në Kosovë.

Kërkesën e saj për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit, Prokuroria e mbështetë edhe me arsyetimin se i akuzuari ka rrezik të kryejë edhe vepra të tjera penale.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se asnjë prej kushteve alternative nuk i zbusin rreziqet ekzistuese në këtë proces dhe se vazhdimi i paraburgimit ndaj Thaçit është i arsyeshëm dhe proporcional.

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e përfundoi më 23 shtator 2025.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi/

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë
Kryesore

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

27/12/2025 - 13:11
Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin
Lajme

Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin

27/12/2025 - 13:01
Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave,  Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi
Kryesore

Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave, Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi

27/12/2025 - 12:51
E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Lajme

Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

27/12/2025 - 11:36
Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës
Lajme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

27/12/2025 - 11:27
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Lajme

Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet

27/12/2025 - 11:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë