Kryetari aktual i Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka mbajtur premtimin për çerdhen në Stanoc té Epërm e cila sot u përurua.
Ai ka thënë se kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e këtij fshati.
“Kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim.” – tha Idrizi.
Idrizi theksoi se ky investim i rëndësishëm u siguron fëmijëve një te ardhme më të ndritur.
“Me këtë investim të rëndësishëm, fëmijëve tanë ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur. E gëzofshi!” – përfundon Idrizi.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/v/1CSf5oUKfE/?mibextid=wwXIfr












