Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti para kuvendit të jashtëzakonshëm: Do të dalim më të fortë, për ta rikthyer LDK-në si forcën kryesore politike

30/07/2026 - 11:02
në Lajme
A A
Hoti: Sipas Konjufcës, Qeveria s’është dashur ta pranojë draftin e Asociacionit, por e pranoi – çfarë po ndodh?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës dhe anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie, duke e cilësuar atë si “demokraci në veprim” brenda LDK-së.

Hoti ka thënë se thirrja e këtij kuvendi dëshmon se LDK-ja ka mekanizma statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fuqishme.

“Sot, kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shprehur bindjen se nga ky kuvend LDK-ja do të dalë më e bashkuar dhe më e përgatitur për të synuar rikthimin në skenën politike si forcë kryesore.

“Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë. Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë”, ka deklaruar ai.

Hoti ka theksuar se kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, me debat të hapur dhe respekt ndërmjet anëtarëve të partisë.

“Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së.  Vullnetit të kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
30/07/2026 - 10:57

Asamblistët e Lëvizjës Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të...

Më shumëDetails

Nisin sot gërmimet te va*rreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut

Nisin sot gërmimet te va*rreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
30/07/2026 - 10:42

Prokuroria Speciale pritet t’i nisë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin-Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish. Kjo, pas arrestimit...

Më shumëDetails

​Sot fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut

​Sot fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut
30/07/2026 - 10:28

Prokuroria Speciale pritet t’i fillojë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish. Kjo, pas...

Më shumëDetails

Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e Policisë, rrethojnë motelin “Jezero” në Ujman

Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e Policisë, rrethojnë motelin “Jezero” në Ujman
30/07/2026 - 10:16

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku kanë rrethuar me shirit...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
30/07/2026 - 09:59

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane
30/07/2026 - 09:33

Ushtria amerikane thotë se ka përfunduar një valë të fuqishme sulmesh ndaj Iranit, si hakmarrje për sulmet e dështuara me raketa balistike të së martës kundër forcave amerikane....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë