
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Shera nga Tresteniku i komunës së Pejës. Një familjar i tyre u gjet pa shenja jete në fshatin Lutogllavë.
Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se personi që u gjet pa shenja jete është Ahmet Shera nga fshati Trestenik i komunës së Pejës.
Viktima dyshohet se ka humbur jetën derisa ishte në peshkim me gjenerator.
Mësohet se i ndjeri ishte zhdukur qysh se nga dita e djeshme dhe sot është gjetur në fshatin Lutogllavë.












