Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenti sirian intervistohet në Nju Jork nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

24/09/2025 - 13:48
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenti sirian intervistohet në Nju Jork nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Al-Sharaa, i cili rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Bashar al-Assad dhe i dha fund sundimit 50-vjeçar të familjes së tij në Siri në një ofensivë ushtarake në fund të vitit të kaluar, ka qenë president i vendit që nga janari.

Sakaq, Petraeus komandoi forcat amerikane gjatë pushtimit të Irakut, kohë kur e kapën dhe burgosën al-Sharaa. Lideri i ri i Sirisë qëndroi nga viti 2006 deri në vitin 2011 në burgjet e Irakut. Petraeus më vonë shërbeu si drejtor i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës.

Pas lirimit të tij, al-Sharaa krijoi Frontin al-Nusra në Siri në vitin 2012 për të luftuar Assad-in. Katër vjet më vonë, ai i ndërpreu lidhjet me al-Kaedën. Një vit më vonë, al-Nusra u bashkua me grupe të tjera për të formuar Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të udhëhequr nga al-Sharaa.

HTS u cilësua si “organizatë terroriste” nga SHBA-të në vitin 2018, duke përmendur lidhjet e kaluara me al-Kaedën, një përcaktim që SHBA-të e revokuan në korrik ndërsa Uashingtoni zbuti qasjen e tij ndaj Sirisë pas Asadit.

SHBA-të kishin vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e al-Sharaa-s, të cilin e rrëzuan vetëm në fund të dhjetorit.

Al-Sharaa mbërriti në Nju Jork të dielën për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe u bë kreu i parë i shtetit sirian që e bën këtë në pothuajse gjashtë dekada. Presidenti dhe delegacioni i tij i madh zhvilluan takime, përfshirë edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe udhëheqësi mbajti një fjalim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të hënën.

Me Petraeusin, ai mori pjesë më pas në Samitin Vjetor të Concordia-s 2025, një forum për çështjet globale i mbajtur së bashku me Asamblenë e Përgjithshme që bashkon liderë botërorë, drejtues biznesi dhe figura të OJQ-ve për të nxitur partneritetet dhe dialogun publik-privat.

Ish-gjenerali amerikan jo vetëm që e pranoi rastësinë e çuditshme, por e përdori atë për të lavdëruar al-Sharaa-n. “Trajektorja e tij nga udhëheqës kryengritës në kreun e shtetit ka qenë një nga transformimet më dramatike politike në historinë e kohëve të fundit të Lindjes së Mesme”, i tha Petraeus audiencës.

Më vonë gjatë intervistës, ai shfaqi shqetësim për mirëqenien personale të udhëheqësit sirian, duke e pyetur nëse ai po fle mjaftueshëm. Petraeus tha se al-Sharaa ka “shumë fansa” dhe se ai është një prej tyre.

“Në një kohë, ne ishim në luftime dhe tani po kalojmë te diskutimi”, tha al-Sharaa me një buzëqeshje kur u pyet për historinë e tyre, duke shtuar se njerëzit që kanë kaluar nëpër luftë e dinë rëndësinë e paqes.

“Nuk mund ta gjykojmë të kaluarën bazuar në rregullat e sotme dhe nuk mund ta gjykojmë të sotmen bazuar në rregullat e së kaluarës”, tha presidenti sirian.

Duke folur për kohën e tij si komandant i al-Kaedës, al-Sharaa tha se ndoshta ka pasur gabime më parë, por ajo që ka rëndësi tani është mbrojtja e popullit sirian dhe e rajonit nga paqëndrueshmëria.

“Angazhimi ynë ndaj asaj linje është ajo që na solli sot këtu në Nju Jork, të ulur këtu midis aleatëve dhe miqve”, deklaroi ai. /A2/

JU REKOMANDOJMË

Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci
Lajme

Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

27/12/2025 - 16:14
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
Lajme

Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë

27/12/2025 - 16:06
U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?
Kryesore

U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

27/12/2025 - 15:29
Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart
Kryesore

Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart

27/12/2025 - 15:08
Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë
Kryesore

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë

27/12/2025 - 14:46
E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO
Lajme

E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO

27/12/2025 - 14:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sonte në Prime të Big Brother do të këndojë një kandidat për deputet!

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë