Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka kujtuar figurën e Lec Gradicës, mjekut të UÇK-së që ktheu shtëpinë e tij në vend shërimi për luftëtarët e plagosur.
Hajdari tha se ‘ai u vra për t’i thyer shqipatrët po shqiptarët nuk u thyen’.
“Lec Gradica nuk kurseu asgjë për t’i kthyer në jetë shokët e lirisë. U vra për t’i thyer shqiptarët, por shqiptarët morën zemër nga ai. Çdo mjek sot i ka borxh mirënjohje”, theksoi Hajdari, duke shtuar: “Lavdi përgjithmonë!”












