Alban Krasniqi, burri i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka eskaluar në cilësime ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Në një fotografi të postuar të Ramës në profilin e tij në Facebook, Krasniqi e ka quajtur “vrasës” të parin e Prishtinës.
“Jo mirëmëngjesi, por alo prokurororia or vrasës”, ka shkruar ai në koment.
Komenti i Krasniqit:

Alban Krasniqi është përfaqësues i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në të kaluarën ai bënte thirrje publike për vrasjen e atë kohë Kryekuvendarin, Kadri Veseli.
“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar ndër të tjerash Krasniqi në vitin 2016.
Statusi i 2016-ës:













