Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajit, Visar Azemi, në një emison për zgjedhjet lokale ka thënë se kryetari aktual Agim Aliu i PDK-së për 5 vite u ka dhënë 50 milionë euro tendera 5 shokëve të tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka kritikuar ashpër qeverisjen e Agim Aliut duke thënë se ka vetëm ndërtime e beton pa trotuare e pa gjelbrim.
Këto të dhëna thotë se i ka marrë nga zyra e prokurimit.
Kujtojmë që Agim Aliu po refuzon të marrë pjesë në debate./Veriu.info/












