Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhavit Haliti publikon procesverbalin e takimit: Ja çka i tha Rugova sekretarit Talbott për UÇK-në

24/09/2025 - 16:13
në Lajme
A A
Xhavit Haliti: Marrëdhëniet e SHBA-së janë të ‘akullta’ me qeverinë në detyrë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ibrahim Rugova i kishte thënë ushtruesit të detyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Strobe Talbott, se veprimet e “grupeve të pakënaqura”, duke iu referuar UÇK-së, po përdoren si pretekst nga Sllobodan Millosheviqi për të nisur masakra në Kosovë.

Kjo bisedë daton nga 1 qershori i vitit 1998, në një takim të zhvilluar në Uashington mes një delegacioni të Kosovës dhe asokohe ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Strobe Talbott, sipas një kabllogrami të cilin e ka publikuar Xhavit Haliti.

Haliti e publikoi kabllogramin si kundërpërgjigje ndaj reagimeve që shkaktoi një deklaratë e tij të martën, në të cilën hodhi akuza në drejtim të këtij delegacioni të Kosovës me pretendimin se ka bërë propagandë kundër UÇK-së, Shqipërisë dhe Fatos Nanos.

“Një vend të kundërpërgjigjes ndaj disa reaguesve: ja kabllogrami nga takimi i delegacionit të Kosovës, udhëhequr nga Ibrahim Rugova, me presidentin e ShBA-ve, Bill Clinton”, tha Haliti në një publikim në rrjetet sociale të mërkurën.

“Për korrektësi të opinionit publik: pjesë e këtij delegacioni nuk ka qenë Mahmut Bakalli”, shkroi ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili të martën në disa deklarata në televizionin T7 pretendoi se pjesë e delegacionit kishte qenë edhe Bakalli, ish-funksionar i Lidhjes Komuniste të ish-Jugosllavisë në Kosovë.

Në kabllogramin e Departamentit të Shtetit, të publikuar nga Haliti, thuhet se në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rugova tha se ka shumë grupe të pakënaqura në Kosovë, “veprimet e të cilave po përdoren si pretekste nga Millosheviçi për të nisur masakra”.

Përpos akuzës për propagandë kundër UÇK-së në takim me Clinton-in, ish anëtari i Byrosë Politike të UÇK-së hodhi akuza të tjera të rënda në drejtim të LDK-së, në intervistën e tij në T7 të martën.

Ai, tha se një zyrtar i LDK-së – në emër të Rugovës – i kishte shkruar një letër ish-presidentit Clinton kundër të dërguarit të ShBA-së në Ballkan, diplomatit Robert Gelbard.

Deklarata shkaktoi menjëherë reagime të ashpra.

I pari reagoi i apostrofuari nga Haliti, publicisti Veton Surroi, i cili e quajti “krejtësisht të pavërtetë” pretendimin e Halitit. Tha se delegacioni që kishte takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton kishte kërkuar mbrojtje amerikane.

Ndërsa, funksionari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i cilësoi deklaratat e Xhavitit si “të pabesueshme” dhe “një trillim të ulët”.

Gecaj tha se Haliti duhet “të ndihet i turpëruar” nga, siç e quajti ai, propaganda e vazhdueshme kundër LDK-së, raporton Paparaci.

“Unë i kam lexuar thuaja të gjitha librat e akterëve të rëndësishëm të SHBA-ve të involvuar në çështjen e Kosovës dhe diçka të tillë nuk kam parë e lexuar askund!”, tha Gecaj, i cili kishte qenë zyrtar i LDK-së edhe në periudhën e fundviteve ’90. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Skenderaj: Babai ia dha armën djalit 16-vjeçar për të shtënë në aheng – Policia ia bastis shtëpinë

Skenderaj: Babai ia dha armën djalit 16-vjeçar për të shtënë në aheng – Policia ia bastis shtëpinë
30/07/2026 - 08:42

Një aheng familjar në fshatin Kozhicë të Skenderajt është kthyer në objekt hetimi, pasi të shtënat me armë zjarri çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar, babë...

Më shumëDetails

Sot mblidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së

LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
30/07/2026 - 08:21

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, pasi janë përmbyllur procedurat statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët. Sipas njoftimit zyrtar...

Më shumëDetails

Ferati: Presidenti duhet të jetë i LDK-së

Ferati: Presidenti duhet të jetë i LDK-së
30/07/2026 - 08:06

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar në emisionin Rubikon në Klan Kosova se posti i presidentit duhet t’i takojë LDK-së në rast të një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty
29/07/2026 - 22:51

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje...

Më shumëDetails

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët
29/07/2026 - 22:46

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore...

Më shumëDetails

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës
29/07/2026 - 22:15

Gazetari Betim Musliu tha se në fshatin Dren afër Zubin Potokut “ka qenë dyshimi kryesor që kjo varrezë ekziston te livadhi, te dardha e egër”, derisa shpalosi detaje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë