Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

28/07/2026 - 15:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, që mban datën 13 mars 2026, me të cilin klinika “Vatan Med” Sh.P.K. që funksionon në Çagllavicë është gjobitur me 6 mijë euro nga Inspektorati Shëndetësor për transplant të flokëve pa licencë dhe personel të huaj pa kualifikim e pa licencë.

Në arsyetimin e vendimit të cilin e ka siguruar Veriu.info, thuhet se më 16 shkurt 2026 kanë realizuar inspektim në “Vatan Med” pas ankesës së një pacienti, për të verifikuar respektimin e normave ligjore në fuqi në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Por, ajo çka kanë gjetur inspektorët shëndetësorë është shokuese, pasi që aty është konstatuar se “Vatan Med” po ofronte pa licencë shërbime shëndetësore për pacientë të transplantit të flokëve dhe PR.

“Në kohën e inspektimit, institucioni ishte i hapur duke ofruar shërbime të transplantit të flokëve për pacientë dhe PRP, shërbime të cilat në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë nuk janë të lajmëruara dhe të licencuara për ofrim në këtë institucion në kundërshtim me Nenin 42 të Ligjit 04/L-125 për Shëndetësi”, thuhet në vendimin për gjobitjen e “Vatan Med”.

Gjetjet skandaloze me rastin e inspektimit në “Vatan Med” vazhdojnë me Aybuke Filcan, e cila ofronte shërbime për pacientë të transplantit të flokëve dhe PRP, edhe pse nuk ishte e kualifikuar si kuadër profesional e as nuk posedonte vendim nga Ministria e Shëndetësisë për licencim si profesioniste e huaj shëndetësore, sikurse që nuk ishte as e lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përveç Aybuke Filcan, edhe Ahmet Goksu është zbuluar duke punuar pa dëshmi të kualifikimit profesional dhe pa vendim të Ministrisë së Shëndetësisë që jepet për shtetasit e huaj kur duan të punojnë në institucione shëndetësore.

“Gjatë kohës së inspektimit dhe as deri në datën e dorëzimit të këtij raporti, Inspektoratit Shëndetësor nuk i është ofruar vendimi për licencim nga Bordi për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë për lejimin e licencimit si profesionistë shëndetësorë të huaj dhe ushtrim të veprimtarisë shëndetësore në Republikën e Kosovës për Aybuke Filcan dhe Ahmet Goksu, në kundërshtim me Nenin 12 të Udhëzimit Administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e “Vatan Med”.

Në vendimin e siguruar nga Veriu.info, thuhet se me rastin e inspektimit në njërën dhomë që nuk kishte pacientë prezentë ishte Dr. Afërdita Navakazi (specialiste e dermatovenerologjisë), por që shërbimi për pacientë ofrohej nga Aybuke Filcan dhe Ahmet Goksu, të cilët në kohën e inspektimit ishin duke ofruar shërbimin PRP dhe transplantin e flokëve, shërbime këto të cilat nuk kanë qenë të lajmëruara e as licencuara në DLA/MSh.

Inspektorët shëndetësorë kanë zbuluar, se sipas regjistrit të pacientëve, “Vatan Med” kishte ofruar shërbime shëndetësore të transplantit të flokëve dhe PRP që nga data 7 gusht 2023 e deri në ditën e inspektimit. Pra, rreth tri vite kanë ofruar shërbime shëndetësore pa licencë.

Në fund të arsyetimit të vendimit për rastin e inspektimit në “Vatan Med” thuhet: “Gjatë inspektimit konstatuam se institucioni privat shëndetësor “Vatan Med – ambulancë specialistike e dermatologjisë në Graçanicë, ka ofruar shërbime të pa lajmëruara dhe të pa licencuara nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të institucioneve private shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë në kundërshtim me Nenin 42 të Ligjit për Shëndetësi. Institucioni ka ofruar shërbime nga profesionistë shëndetësorë të huaj pa vendime për licencim nga Bordi për licencim të profesionistëve shëndetësorë të MSh-së për lejimin e ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore në Republikën e Kosovës, ka ushtruar veprimtari nga stafi shëndetësor i pa licencuar si personel në këtë institucion nga DLA/MSh, nuk ka respektuar listën e shërbimeve shëndetësore specialistike të licencuara për ofrim, si dhe nuk ka bërë regjistrimin e pacientëve dhe shërbimeve shëndetësore të ofruara në regjistër të pacientëve sipas Udhëzimit Administrativ.”

Pavarësisht këtyre të gjeturave skandaloze, inspektorja shëndetësore Gentiana Krasniqi me rastin e nxjerrjes së vendimit, nuk i ka shqiptuar masën e ndalimit (të përkohshëm) të veprimtarisë shëndetësore për transplant të flokëve klinikës “Vatan Med”, sikurse që ka vepruar inspektorja Vjollca Jusufi për rastin e klinikës “Trandevue” (Lexo KËTU).

Se vendimi për gjobitjen e “Vatan Med” më shumë ka qenë procedurë formale, se sa ndalim faktik i veprimtarisë ilegale të transplantit të flokëve pa licencë nga kjo klinikë, shihet edhe në postimet që kanë bërë në rrjete sociale, duke nisur vetëm dy ditë pas vendimit të Inspektoratit Shëndetësor, ku “Vatan Med” në Facebook ka bërë thirrje për rezervime të konsulatave për transplant të flokëve, thirrje publike këto që kanë vazhduar pa ndërprerë në javët dhe muajt në vazhdim.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Vatan Med” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara me e-mail.

Kush është “Vatan Med” Sh.P.K.?

“Vatan Med” Sh.P.K. është kompani e themeluar në vitin 2019 në Graçanicë, ku shtetasi turku Ugur Ozturk i zotëron 100% të aksioneve.

Aktiviteti kryesore i kësaj kompanie në ARKB janë aktivitetet e mjekësisë së specializuar, përderisa si aktivitet sekondar ka të regjistruar aktivitetet tjera të shëndetit të njeriut.

Klinika “Vatan Med” edhe në vitin 2022 ishte përfshirë në një skandal, pasi që inspektorët shëndetësorë, Policia e Kosovës dhe ATK-ja kishin zbarkuar për të realizuar një bastisje në lidhje me veprimtarinë e saj (Lexo KËTU).

Asokohe ishte raportuar se Inspektorati Shëndetësor e ka gjobitur klinikën “Vatan Med” për ushtrim të veprimtarisë me profesionistë (jo-kosovarë) të pa licencuar, të cilëve u ishte ndaluar ushtrimin i vepritarisë (Lexo KËTU).

 

Foto: Ugur Ozturk - pronar i "Vatan Med" Sh.P.K.
Foto: Ugur Ozturk – pronar i “Vatan Med” Sh.P.K.

LEXONI EDHE:

“Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

Tags: Ugur OzturkVatan Med

JU REKOMANDOJMË

Çitaku pas reagimeve të Uashingtonit dhe Londrës: Dikur e lartësonit Thaçin tash po na thoni pranojeni vendimin, ne s’e pranojmë

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
16/09/2026 - 17:29

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratat e aleatëve, duke thënë se me ta ish-presidenti Hashim Thaçi punoi nga dita e parë dhe se bashkë arriti suksese....

Më shumëDetails

“Vendimi i Apelit zgjat deri në 2 vjet” A mund t’i lirojë Apeli ish-krerët e UÇK-së si në rastin e gjeneralit kroat Gotovina?

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
16/09/2026 - 17:16

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 17:08

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të votohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas raportimit...

Më shumëDetails

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
16/09/2026 - 17:03

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale duhet të respektohet dhe se të dënuarit kanë të drejtën për të apeluar vendimin....

Më shumëDetails

Ministri që pëlqeu deklaratat skandaloze të Xhymshitit: E bëra “like” aksidentalisht

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 16:52

Ministri i Sportit, Blerim Gashani tha se pëlqimi i një postimi të gazetarit Vudi Xhymshiti në rrjetin social Facebook, në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi cilësohej “vrasës”, ishte...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete
16/09/2026 - 16:43

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë