Operacion në Mitrovicë: Policia sekuestron arsenal armësh, i dyshuari arrestohet për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion bastisjeje në Mitrovicën e Jugut, si pjesë e një hetimi të zgjeruar lidhur me një rast të dhunës në familje dhe dyshime për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë dhe 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit – një mashkull kosovar – prokurori i rastit ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndaj tij janë hapur hetime për dy vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Dhunë në familje”.

Policia njofton se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

 

JU REKOMANDOJMË