
Një ditë pasi Imami i Xhamisë së fshatit në Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha u rrah brutalisht nga tre persona, po raportohet për tensione në xhaminë e fshatit Halabak të këtij qyteti.
Siç raporton Klan Kosova imami i fshatit, Hyzdri Murseli, është penguar që të hyjë në xhami për t’i kryer ritualet fetare dhe i njëjti tashmë ndodhet në stacionin Policor.
Tutje raportohet se në hyrje të xhamisë anë krijuar tensione të cilat kanë detyruar Policinë e Kosovës që të intervenoj.











