Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

27/09/2025 - 08:38
në Kryesore, Lajme
A A
A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanë mbetur edhe tri ditë afat që Gjykata Kushtetuese të jap vendimin e saj për ankesën e Listës Serbe, që e bëri ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashën i cili konstituoi Kuvendin pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.Për çka Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se vendi është në një situatë të rëndë institucionale, duke kërkuar respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe duke paralajmëruar se në mungesë të shumicës politike vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj për Ekonomia Online tha se presin aktgjykimin e radhës të Kushtetueses dhe theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet në tërësi.

“Ne po presim së pari aktgjykimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese shumë i rëndësishëm ky, presim që do të kthemi në Kuvendin e Kosovës dhe do të vazhdojmë tutje me votim sepse duhet të konstituohen në tersi Kuvendi i Kosovës. Nuk e dimë me saktësi se çfarë do të jetë vendimi final apo aktgjykim final por me gjasë do të shkojmë prapë në votim në pako për nënkryetarët e komuniteteve”, tha ai

Ai ka shtuar se viti aktual ka qenë i humbur për vendin.

“Ky ka qenë vit i vështirë t’ju them të drejtën për vendin në përgjithësi edhe në aspektin politik, po pastaj edhe efektet i pamë edhe në rrafshin ekonomik, është vit i humbur në tërësi, tani po hyjmë në zgjedhje lokale. Kurse në anën tjetër nuk i kemi institucionet të konstituuara. Ne presim që këto institucione të krijohen sa më shpejt nëse ka rrethana dhe mundësi me u krijuar. Por po shihet që është shumë e vështirë sepse ka mungesë shumice. Krejt ky problem është i krijuar në vazhdimësi prej fituesit të zgjedhjeve për shkak të mungesës së shumicës politike në Kuvend”, ka thënë Zogaj.

 

 

Por nëse nuk do të ketë një zgjidhje tjetër, Zogaj propozon që partitë të ulën e të diskutojnë për zgjedhje të reja.

“Nëse vazhdojmë tutje e zgjedhim nënkryetarin e radhës atëherë duhet me vazhdu me institucionet tjera me formimin e Qeverisë. Duhet që të ulen partitë politike dhe të diskutojnë haptazi për zgjedhjet e radhës sepse kjo kështu më nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër, anëtari i AAK-së, Haki Abazi, tha se çdo tentim për të ndikuar ose goditur Gjykatën Kushtetuese është goditje mbi Kushtetutën dhe pavarësinë e shtetit.

“Ne presim respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe asgjë tjetër, nuk mund të ketë ndikim të politikës tek Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të ketë kërcënim për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, derisa ata janë zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Çfarëdo lloj tentimi, çfarë po shohim për goditje qoftë të Gjykatës qoftë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është goditje mbi Kushtetutën dhe pavarësinë e shtetit. Nuk mund të lejohet një sjellje e tillë, ne sigurisht që nuk do të bëjmë një gabim të tillë sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, nuk mund të interpretohen nga partitë politike”, ka thënë ai.

Abazi ka shtuar se nuk pret formim të qeverisë në rrethana të tilla.

“Jo nuk pres përveç nëse do të arrihet që të bëhet shumica e partive të tjera. Është e qartë që për më shumë se një vit Kurti është i interesuar që të mos ketë parlament mbi të cilin duhet të jepet llogaria dhe gjithashtu Kurti e di qartazi që e ka të pamundur të formojë qeveri. Ai është i identifikuar si tradhtar i të gjitha marrëveshjeve politike, qoftë me individ, qoftë me parti politike, rrjedhimisht askush nuk do që të kalojë rrugës së njëjtë të tradhtisë politike që ka kaluar në të kaluarën. Është shumë e vështirë për LDK-në, për PDK-në, për AAK-në që të bëjnë gabime të njëjta nga e kaluara duke i besuar një njeriu i cili realisht është i pa besë. Rrjedhimisht besoj që duke mos qenë në gjendje që të formojë qeveri vetë, është i interesuar që të sabotojë çfarëdo mundësie të funksionalitetit të institucioneve dhe jam shumë i bindur që në një moment të caktuar do të arrijmë deri tek pika për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka theksuar ai.

Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë më 5 shtator çoi Gjykatën Kushtetuese të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime për formimin e qeverisë së re për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.

Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili shpalli organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

Gjykata ka sqaruar se vendimi i saj u mor ex officio dhe mbi bazën e kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për të evituar “rreziqe ose dëme të pariparueshme”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë