
Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes, deputet dhe kandidat për Kryetar të Prishtinës, synon që kryeqytetin ta bëjë me 240 të rinj “për t’i përmbushur nevojat e Prishtinës” në eventuaitetin e ardhjes së tij kryetar.
Çeku foli edhe për ndërtimin e një korsie të veçantë, për çka pranoi se “nuk do të jetë e lehtë” por se “e realizueshme”.
“Na duhen 240 autobusë për të plotësuar nevojat e Prishtinës, por edhe në ndërlidhje me komunat e tjera. Na duhet korsia e veçantë, nuk është e lehtë por e realizueshme. Ka edhe studime nga partnerët ndërkomnbëtarë që kanë testuar dy segmente: qendrën, dhe kur e kemi korsinë e veçantë, qytetarëve ua japim efikasitetin”, tha ai në KTV.
“Ka të bëjë edhe me kulturë të përgjithshme, që i bjen që i duam veturat shumë. Por jemi kanë të detyruar të zgjedhim veturën, sepse skishim transport urban efikas. Në vizionin tonë, Prishtina lëviz lirshëm. Nuk është vetëm autobos të rinj dhe korsitë e vçeant, por edhe i menaxhimit të semaforëve”, tha ai.