Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Obama në favor të shtetit palestinez: S’ka arsye ushtarake të goditet ajo që tashmë është rrënojë

28/09/2025 - 15:11
në Lajme
A A
Obama në favor të shtetit palestinez: S’ka arsye ushtarake të goditet ajo që tashmë është rrënojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti amerikan Barack Obama të premten kritikoi veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Gaza, duke thënë se “nuk ka arsye ushtarake që të vazhdohet të goditet ajo që tashmë është rrënojë” dhe duke argumentuar në favor të shtetësisë palestineze.

“Mendoj se është e rëndësishme për ne që ta pranojmë, ne që nuk jemi palë të drejtpërdrejta në dhunë, të themi: tani, fëmijët nuk mund të vdesin nga uria. Tani, nuk ka arsye ushtarake që të vazhdohet të goditet ajo që tashmë është rrënojë”, tha Obama në një aktivitet në Dublin, Irlandë, sipas një transkripti të publikuar nga zyra e tij, shkruan CNN.

Ai vazhdoi: “Është e papranueshme të injorohet kriza njerëzore që po ndodh brenda Gazës, dhe është e domosdoshme për ne të insistojmë që të dyja palët duhet ta gjejnë një rrugë në të cilën një shtet palestinez dhe autonomia të ekzistojnë krah për krah me një Izrael të sigurt”.

Komentet e rralla publike të ish-presidentit për luftën në Gaza vijnë teksa liderët botërorë janë mbledhur në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një mbledhje e trazuar nga konflikti shkatërrues.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpërtheu të premten ndaj njohjes së fundit të shtetësisë palestineze nga vendet perëndimore, duke akuzuar liderët botërorë se “janë dorëzuar nën presionin e mediave të njëanshme, elektorateve islamiste radikale dhe turmave antisemitike”.

Obama kritikoi liderët politikë për dështimin për t’i zgjidhur armiqësitë dhe veçoi Netanyahun, duke iu referuar marrëdhënies së tij të tensionuar me liderin izraelit dhe duke komentuar se “nuk shkonim gjithmonë mirë”.

“Për fat të keq, shpeshherë udhëheqësit, politikanët kanë interes ta ruajnë idenë se është thjesht ne kundër tyre, dhe se është faji i tyre, sepse kjo i ndihmon ata të mbeten në pushtet”, tha ai. “Është një lojë cinike. E pashë gjatë gjithë presidencës sime, dhe nuk isha gjithmonë popullor në atë rajon sepse i vija përballë. Mendoj se është e drejtë të thuhet se unë dhe kryeministri i Izraelit, i cili është ende aty, nuk ishim miqtë më të mirë”.

Izraeli nisi inkursionin tokësor në qytetin e Gazës më herët këtë muaj, pasi miratoi një plan në gusht për ta marrë nën kontroll dhe pushtuar qytetin e bombarduar rëndë, të cilin e quajti një nga fortesat e fundit të Hamasit.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se planet e Izraelit për ta pushtuar qytetin e Gazës do t’i vinin rreth 1 milion palestinezë që jetojnë aty në rrezik të zhvendosjes së detyruar. Ushtria izraelite i tha CNN-it të martën se 640,000 njerëz e kanë lënë qytetin që atëherë. Nuk është e mundur të verifikohet ky vlerësim.

Administrata Trump po shtyn gjithashtu për një fund të konfliktit. Këtë javë, të dërguarit amerikanë propozuan një plan paqeje me 21 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Dhe presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij me udhëheqjen e Netanyahut. Duke folur të enjten në Zyrën Ovale, ai tha se nuk do të lejojë që Izraeli ta aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke vendosur një vijë të kuqe të rralla mbi veprimet e Izraelit në territorin palestinez.

“Unë nuk do të lejoj që Izraeli ta aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Kjo nuk do të ndodhë”, tha presidenti, duke pranuar se ka folur me Netanyahun më herët gjatë ditës për këtë temë. “Mjaft. Është koha të ndalet tani”.

JU REKOMANDOJMË

Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK
Lajme

Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK

28/09/2025 - 18:48
Njësia rezervë e KFOR-it turk dislokohet në Kosovë
Lajme

Njësia rezervë e KFOR-it turk dislokohet në Kosovë

28/09/2025 - 18:43
Kurti për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri
Kryesore

Kurti për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

28/09/2025 - 17:36
Efekti i jetesës në Prishtinë: Izmaku e Tahiri ngatërrojnë emrin e Heroit vushtrrias Afrim Bunjaku, njëri thotë “Afrim Zymberi” e tjetri “Enver Zymberi”
Kryesore

Efekti i jetesës në Prishtinë: Izmaku e Tahiri ngatërrojnë emrin e Heroit vushtrrias Afrim Bunjaku, njëri thotë “Afrim Zymberi” e tjetri “Enver Zymberi”

28/09/2025 - 16:47
Tre të vrarë pas të shtënave në SHBA
Lajme

Tre të vrarë pas të shtënave në SHBA

28/09/2025 - 15:55
Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik
Kryesore

Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik

28/09/2025 - 15:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    726 Shpërndaje
    Shpërndaje 290 Tweet 182
  • “Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Shefi i ChatGPT parashikon se kur Inteligjenca Artificiale mund të kurojë kancerin

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë